Poezi nga Mercedes Gega
Të ftoj për një çaj
Mëngjesi është një festë në zemrën time.
Një festë që vazhdon nga mbrëmja e kaluar
E cila fillimin e ka që në epokën
Ti.
Të ftoj për një çaj!
Gjithmonë nëse i do lulet.
Në kopshtin e zemrës time
Stinët takohen në ndërrimin e luleve.
Të ftoj për një çaj
Gjithmonë në shtëpinë e luleve
Çdo njëra prej tyre është një ftesë për tu puthur.
Përreth pranvera pranveron me ngjyra të pamata
Por unë të purpurtën
Ia kam marrë puthjes së parë.
Të ftoj për një çaj.
Është kohë dashurish
Dhe nuk ka kohë për të pritur
Përndryshe përjetësitë mund të zemërohen seriozisht.
Mirëmëngjes i dashur!
Mirëmëngjes...!
©️ M.Gega
Leave a Reply