Poezi nga Leonora Canja


Jetoj


Jetoj dhe vdes brenda
një minute,
tretem dhe formohem
e bukur,
tmerrësisht e fortë,
flas dhe hesht,
si mali i lartë ruan
borën.
Shikoj dhe verbohem
nga ndjenja e ngrohtë,
që rrjedh në harmoninë
melodike,
ngecur pezull në vibrimin
e telave të kitarës,
që varur qëndron në degën
e pemës,
për të shoqëruar cicërimat
e zogjve.
Jetoj dhe zhdukem në fjalë
të ëmbla,
e nxehtë, si rëra në ditët
e korrikut,
në brigjet mesdhetare ,
të një deti ndjellës e
të ngrohtë.
E ftohtë si akullnaja
e shpirtit,
kur mendimi e burgos,
Jetoj dhe vdes brenda
një minute,
brenda një nate,
në një luftë pa kthim,
e pamëshirshme,
e vdekshme dhe e pavdekshme,
e xhelozuar
nga dielli dhe hëna,
planetët e tjerë
nuk më interesojnë.
Jetoj dhe vdes brenda
një ideje.
Një minute.
Jam e padukshme,
e paprekshme.
Mbetem.
Jetoj?
Jetoj...


Shi

Shi i fortë
dhe i rrëmbyer,
stacione pa emër,
rrugë të shkreta,
njerëzit janë zhdukur,
në dorë çadra e thyer,
në tjetrën,
një telefon,
që nuk do të bjerë,
pritja ka humbur
kohën.
Zëra,
që vijnë nga kohë
të shkuara,
që nuk thonë asgjë,
veç ecin krahas
me ty,
lagur nga shiu,
rënduar nga mosha,
eh mosha.
Shi dhe prap shi,
re të copëtuara në grimca
jete,
momente të ndrydhur,
si mos më keq,
ajër i ndenjur,
që nuk do të ecë,
por futet duke u dridhur
në mendimet e ftohta.
Shi, dhe shiu vazhdon,
ecën rrëmbyer,
as vetë se di se ku,
ndoshta të paketohet
në thasë letrash të skaduara,
mbetur rrugëve,
rënë nga avionët,
që janë ngarkuar me letra
të papostuara.
Shi, pa bereqet,
shi,
që lag stacionet e harruara,
çadrën e thyer tërheq
zvarrë,
nuk e lëshoj nga dora,
ndoshta,
do të më kujtojë atë,
që kam harruar,
harruar...


Mos u shqetëso

Të gjithë njerëzit ecin
mbi gëzimet,
mbi lulet dhe fjalët e ëmbla,
Ti,
mos u shqetëso,
sepse,
Unë,
eci mbi ëndrrat,
mbi letrat e shkruara
diku,
në mëngjeset e ëmbla
agimplotë,
me aromën tënde
të zemrës,
me sytë,
që qeshin e flasin
për librat dhe këngët.
Mos u shqetëso
për mua,
udhëtim i varur tek ëndrra,
me qeshje,
me këngë nën zë,
me gëzime lulesh,
me panorama lumturie
ngelur maleve.
Mos u shqetëso,
ndodh vetëm,
që dua shpesh,
në heshtje,
të bisedoj me zemrën,
thjesht si në vargje,
të ngrëna,
të pathëna.
Mos u shqetëso, mos...


Përqafimi

Me sytë e bukur
ulur përtokë më pyet,
Çfarë ngjyre ka
frika?
Menduar,
përpiqem të buzëqesh,
Dora,
përkëdhel flokët e tua,
butë e zëulët të them,
Ka ngjyrën e flokëve
të tua,
të zinj, kaçurrelë,
kur era me forcë
i rrëmben,
dridhen e prehje kërkojnë
të gjejnë.
Ndaj,
unë gjithmonë në takimet
tona,
përkëdhel flokët e tua
kaçurrela, të ngatëruarra,
si mendimet tona
Më pyet e menduar:
Pse zemra gjithmonë
më rreh fort,
kur të shoh të menduar.?
Unë qesh,
e them pa menduar.
Se zemra, zemra
di më shumë se mendimi,
kur me ty jam
i dashuruar.
Kur ikën frika?
-pyet prap e shqetësuar.
-Nuk ikën kurrë,
me frikën,
duhet të jemi
të mësuar.
Shoh detin e pamasë,
det dallgëpushtuar,
qiellin regri,
shiriguar.
Dallandyshet fluturojnë
të shqetësuara,
cicërimat lëkundin ajrin
e frikësuar,
mendimet më pushtojnë,
Frika na mposht ne,
a ne me frikën,
jemi dashuruar?
Në përqafim ndjej,
si zogjtë
dridhjet të paskan
dërguar.
Nuk ta ndala dot
frikën,
megjithatë të mbaj fort,
fort të përqafuar,
përqafuar ...

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,211 hits

May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List