Poezi nga Xhemi Nokshiqi Muzai
Ti se dije...!
Ti se dije se unë jam shkëmbi,
as unë se dija se ti ishe dallgë e vrarë
takim mes brigjesh
borë e shkrirë në shtigje.
Ti je qerpiku im gjysëm i zbardhur
Cigaren djeg dhe e bëj tatuazh
Vishem me vesën e ftohtë të mëngjesit
Frymën ndal akullit prej bore.
Unë fshehtas qaj, por prapë s'mund të vdes,
se pas meje dikush shfaqet si fjollë
E nëse unë jam gjallë e frymoj në tokë
me vete kam një det të paanë.
Dua
Më nxehen lotët që rrjedhin ndër sy
Dhimbja shtohet netëve pa ty
Heshtja numëron minutat dhe orët
Lëkurën të prekja e më pushonin lotët.
Me lutje zgjohem dhe pendohem
Se as *Zoti më s' mund të gjykojë
Të zgjohem bashkë me Engjëjt dua
Shpirtërat të kemi përjetë të bashkuar.
Gërmëzoj
Ndërsa gërmëzoj qiellin dhe erën
për të gjetur pranverën
grisjen në malin përballë
mbirë mbi dete
dhe mijëra pika uji
shpërthyen gjethet në blerim
deri në rrënjë trëndafili,
kërcelli gjak rridhte në tokë,
ndërsa në qiell Hëna
shdukej për të mos parë
copëzimin e shkëmbinjve
në rërën e bardhë.
Leave a Reply