Poezi nga Kozma Billa 


ZGJODHA TË TË DUA NË HESHTJE


Zgjodha të të dua në heshtje,
larg zhurmave dhe njerëzve ziliqarë,
jo se nuk di të flas,
por ti kurrë s'do ta kuptosh
si shpirti im nxiton drejt teje,
si një zog i trembur që kërkon folenë e vet,
ndoshta ende nuk e ke vënë re.

Të dua,
dhe kjo nuk mjafton;
nuk ka rëndësi si më sheh ti,
as çfarë mendon për mua.

Do ta ruaj këtë dashuri
në thellësi të shpirtit tim,
si një flakë të vogël nën hirin e kohës,
aty ku askush nuk mund ta prekë,
aty ku banon e vërteta ime,
si burim i fshehur nën shkëmbinj,
e pashuar përgjithmonë.

Dhe nëse një ditë do të largohesh,
do të mbetesh përsëri
si drita e një ylli të fikur,
që vazhdon të udhëtojë nëpër qiellin tim.

Gjithmonë zemra plagoset;
por në pritje dhemb më shumë,
si dega që pret pranverën
nën peshën e gjatë të dimrit.


KUR MENDIMET FLENË…

Kur mendimet flenë,
shlodhet shpirti në qetësi
bashkë me ty,
në një dashuri platonike,
në heshtje,
si dy yje të largët
që ndriçojnë njëri-tjetrin pa u prekur.,
zemrat flasin me dritën e ëndrrave.


NË DUART E VETMISË

Mos u shiko në pasqyrën e shpirtit,
aty ende rrinë zgjuar dhembjet e së kaluarës,
si hije që s’dinë të ikin,
në mendje, në zemër, në shpirt
janë gdhendur emra e kujtime
që koha nuk i fshin lehtë;
një ditë mund të humbasësh edhe emrin tënd
mes atyre që deshe më shumë se veten.

Sa herë u bëre strehë për zemrat e lodhura të të tjerëve,
harrove,
se edhe zemra jote kishte nevojë për një përqafim.
I dëgjove të gjithë,
u bëre balsam për plagët e tyre,
ndërsa të tuat i mbylle në heshtje,

si dritare që nuk hapen më.
Çdo ditë buzëqeshje,
sikur brenda teje të mos kishte stuhi,
ndërsa shpirti copëtohej ngadalë, si një letër e vjetër
në duart e vetmisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,211 hits

June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List