Vincenzo Rossi
Kalendari poetik: Vincenzo Rossi (1924-2013)
Nga poetët e lindur më 7 qershor, ju paraqes italianin Vinçenco Rossi. Fëmininë e kaloi në fshat duke punuar tokën e kullotur bagëtitë; pas lufte vazhdoi studimet dhe diplomoi për letërsi.
Shumë vite punoi si drejtor në shkollat e mesme duke u marrë edhe me shkrime dhe poezi.
Ja një poezi prej tij:
NUMËRO DITËT E TUA
Vështro si rrethi i dritës
që të është dhënë nga qielli
shtrëngohet rreth hapave të tu:
ndalo dhe shiko erën
që tund degët
e shpresave të tua të zbehta
dhe ty, që je veç fjalë dhe kujtesë
pa mëshirë të fryn mu në zemër
dhe të mek frymën.
Numëro ditët e tua dhe krahasoji ato
me jetën që të rrëshqet larg;
shfrytëzoje mirë kohën që të ka mbetur
para se yjet në sytë e tu
në trupin tënd të shuhen
para se nata e pafund të të mbështjellë
dhe të zhytesh në errësirën e padepërtueshme.

© shqipëroi Maksim Rakipaj
Leave a Reply