Loja e shahut si një metaforë 

Parathënia e librit "Lojë shahu në shekullin XXI)

Loja e shahut është shpikur të paktën dhjetë shekuj më parë, mbase në Indi, mbase në Persi.Të luash shah është njëlloj si të bësh luftë, të bësh dashuri, apo të krijosh poezi. Shahu ka brenda magjinë e përbotshme, sepse ajo është një pasqyrë magjike me gjashtëdhjetë e katër kuadrate; brenda kësaj fushe apo skakiere, zhvillohen beteja, lindin flirte, bëhen zbulime gjeniale, munden strategë, gjeneralë me mjekrra ulin kokat të mundur dhe në piedestale ngrihen gjeneralë të rinj, por edhe kolonelë të zinj; shumë mbretër dridhen, sepse nuk duan të dorëzojnë pushtetin, shumë ushtarë derdhin gjakun në emër të njëshit, i cili duke qenë i ulur në fron, ka pak mundësi të lëvizë...Kështu, loja e shahut merr përmasat e një jete me të gjithë pesonazhet realë historikë.
Loja e shahut ka rregulla të shumta, ka variante të ndryshëm, ka mjeshtra të mëdhenj dhe truri ynë vihet në lëvizje me të gjitha virtytet e intelektit. Historikisht pas luftrave, pas zbulimeve të mëdha, pas kolonializimeve, ia ka behur edhe loja e shahut. Njihen gurë shahu me figurat e Kristofor Kolombit, me figurat e Napoleonit, apo të prijësve të tjerë të njohur e të panjohur, apo oficerë karriere me emër, por edhe oficerë si hokatarë argëtues të oborreve mbretërorë...Shpesh të krijohet bindja se loja e shahut është një jetërsim i lojës së jetës njerëzore nëpër mijëvjeçarë. Shahu si lojë është një hap qytetërimi.
“Shahu është shpikur në shkretëtirë e dashur, jo për luftë, për dashuri...” , shkruaj në një nga poezitë e këtij libri dhe, padashur, më shkon mendja te romani i parë botëror “Tristani dhe Izolta”, ku njohja e të dy personazheve u bë gjatë një loje shahu.
Në këtë kohë ku jeta virtuale është bërë mbase një rrezik virusal, kur kompjuterat mundin në shah kampionin e botës, kur kullat binjake u kthyen nga terroristët në dy kala që morën flakë dhe kur kuajt prej druri kanë brenda tyre farën e Kalit të Trojës, por edhe të kalit të Kali-gulas...(Kali i Trojës plus Arqipelagu Gulak), pra, në këtë kohë, mbase vetë loja e shahut mund të jetë një shpëtim...
Kam filluar të luaj shah në internet dhe kam arritur të mbledh rreth 250 pikë; një lojë marramendëse me shumë emra amatorësh nga i gjithë globi, nga ky glob që me prerjet horizontale dhe vertikale të paraleleve dhe meridianeve, është kthyer në një fushë shahu, ku ne nuk jemi vetëm lojtarë, por edhe gurë loje.
Nëse raca njerëzore dikur shpiku shahun për të argëtuar veten, mundet që tashmë loja e shahut, me kodet e saj, të na sugjerojë zgjidhjet e shpëtimit, jo vetëm që të dalim remi (barazim), por edhe të humbur të fituar. “Fitimtarët do jenë humbësit e vërtetë, nëse kjo lojë nuk del remi” ose “Luaj shah me tim bir, megjithëse ai do humbasë, do jetë i fituari”. Pra, është fitorja e përvojës, është fitorja e tolerancës dhe e logjikës së ftohtë, më në fund, është fitorja e së ardhmes. Diplomatët janë shahistë të mirë. Është koha e diplomacisë shahistike
Në këtë vëllim poetik ka pak poezi të mirëfillta me gjuhën shahistike, por, në përgjithësi, çdo poezi është një gur shahu, apo një lëvizje e saktë ose e gabuar që bën pjesë në metaforën e gjallë të shahut në këtë shekull të ri që, siç duket, do të jetë një lojë shahu mes qytetërimeve dhe tolerancës njerëzore.
Le të shpresojmë të jetë një fitore pa gjak.

2004



Petraq Risto

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,263 hits

June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List