Elka Vasileva
Kalendari poetik: Elka Vasileva 1 nëntor 1951
Sot ju paraqes poeten nga Bullgaria Elka Vasileva. Jeton dhe punon në Burgas, është gjuhëtare dhe gazetare radiofonike. Ka botuar disa përmbledhje poetike. Mes të tjerash, është edhe fituese e çmimit kombëtar “Horizontet Poetike të Gruas Bullgare”. Ja një poezi prej saj:
MESHKUJT E RASTIT
Meshkujt e rastit nuk më grabisin,
anipse gërmojnë me gishta këmbëngulës
nëpër plagë të shtatit tim rinor
si në ndonjë portofol gjetur rrugës.
Meshkujt e rastit nuk më tradhëtojnë,
thjesht ma harrojnë
si emrin dhe fytyrën.
Ja behin, marrin pak fare, japin edhe më pak,
Vishen pastaj dhe… thjesht ikin.
Meshkujt e rastit nuk më kërkojnë besnikëri
në udhëtimin e tyre drejt stacionit tjetër,
Të rastësishmit mbeten të rastësishëm,
prekin, marrin zjarr dhe digjen.
Përktheu në italisht Milena Kotseva
© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply