Poezi nga Menduh Leka
 
 
UH, EUH…UH!
 
Erdhën nga thashethemet
Parzmore paturpësie unit i veshën
Lëpijnë ekstremitetet dyshe
Në ekstazë qelben bashkë me lakminë
 
Një parakalim për ethje
Para aktit te celebrimit
 
Janë te dehur nga vetëkënaqësia të gjorët
Si hijenat ne ditën e mbarësimit
Kalojnë rrugës kryesore të kremtimit
 
Seksi salcë servojnë ne pjata lirie
Kipcat kombëtar fërkojnë meskëmbëshin
 
Me gishtin e fitores
Biografitë e tyre lëpijnë.
 
 
Fluks zhëgnjimi
 
Përtej etjes tënde dhe këndej etjes sime
U përgjërua një oazë që i jemi larguar aq shumë
Sa edhe përmasat e relievit shkretimor
Hedhin metastaza zezone
Edhe matanë kornizave të një gjeografie tjetër
 
Sa u bë e lashtë një buzëqeshje asnjeherë e munguar
Si u prangosën aq gjatë ato shikime
Mbushja e boshësive ka huqur tashmë trajtën
 
Aq kripëzim në hemisferat e buzëve
Pa puthjet në tërë imazhet e ujthshme
 
Aq i dëgjuar ai zë që ishte sinonim këngësh
Tashmë nuk dallohet as turbulenca e valëve
 
Mërgoi edhe harmonia e jehonave
Nuk dallohet më asnjë nuancë ndjenjash nga tymnajë afshesh
As lozja me qerpikë si dikur “oj e bekuara e erës”
Asgjë nuk paska mbetur as në sirtarë mejtimesh
Rrënojë e tmerrshme tërë kështjella e kujtesës
 
Nuk paska mbetur më asnjë gjurmë gjësendesh
As shkrumi i ruajtur gjatë në saksinë e kthesës
 
Të gjitha o të gjitha qenkan tretur që moti
Në ato kuadrante ku trishtohet edhe Zoti.
 
 
Princeshë erosi
 
Ajo nuk dinte te shkruante poezi
Dinte vetëm të mendonte diç poetike
 
Nuk lëshonte zë në dhomën intime
Duke i buzëqeshur erotizmit
 
Para se ta prekte buzën me gjuhë i vinte shkrumi
Mbetej vetëm hiri alegorik i pasionit
 
Pasi i prekte gjinjtë i vinte vërdallë një puhi
I vinte me vrull një paralojë tropike
 
Thjeshtë e zhveshur për qejfin e vetë luante me sende
 
Sende fragmentare të buta eksituese
Loja që fillonte nga lëprirja e deri te mpirja
 
Deri në vithe… fundbark…
 
Ajo ishte princeshë erosi në mbretërinë e vet
Diçka urdhëronte me gjymtyrë
Diçka pranonte me dëshirë!
 
Në atë hapësirë me rrethanorë reflektimi…
Ajo ishte një poezi erotike që po e shkruante
Në rrafshin avullor me të lagur nga jashtë
Me të lëshuara rrjedhjshëm nga brenda…
 
Ajo nuk dinte të shkruante poezi erotike
Dinte diç më shumë se sa fjala e varfër orgazmim!
 
Ajo shkruante gjithçka që ishte art përjetimi
Në çdo pikëmbushje të hapësirës intime
 
Eh… Ajo…dinte …dinte…!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

September 2022
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List