Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
SYTË
 
U zgjova…
Vetmia bën rrëmujë flokët e mi,
ndërsa temperaturat e larta
luajnë me orët e ditës,
si drita e hënës me trëndafilat e gërmuqur.
 
Të mpira gjymtyrët këtë mëngjes,
si një anije e ardhur nga larg,
që dremit në limanin më të afërt.
 
Pesha e stinës me emrin mall
shkund pyllin që buis brenda meje.
 
Sytë e tu
djegin zjarret e verës
 
Në gishtin e bronztë të vjeshtës
e verdha lidh fjongon…
 
 
IDIL
 
I hap dita
ylltohet liqeni
 
sytë e mi
zgjojnë me ledha të bukurën
 
ngujuar ujrash
lartohen e qeshin syprinës së ujtë
 
grackë heshtja
 
u qasem e një nezë
mollëzat i shtyn
bardhësinë e petaleve
prekin – joshin
 
yshtje çmendurake…
 
ngutas një këput
timin e bëj,
ndërsa dhimbja përpëlitet në dorë
zambaku ngadalë zvogëlohet
mbyll hiret në vetvete
 
askush
nuk më dënoi për këtë krim
 
dashuritë vrasin
 
gjak kurkund nuk ka
vetëm kërcellit tek mbart ende këtë zambak të fjetur
që asnjë e asgjë s’do ta zgjojë orës
 
muzgu
i mbyll duke i puthur
dhe nata
i mbulon me terr të paqtë të flenë
 
silla e vrasjes
djeg ende mbi gishta.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,709 hits

September 2022
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List