Carlos Drummond de Andrade
 
Kalendari poetik: Carlos Drummond de Andrade (1902-1987)
 
U lind më 31 tetor 1902 Carlos Drumond de Andrade, poet dhe shkrimtar i njohur brazilian, një nga më të shquarit e kohës së tij. Mbaroi studimet në universitet për farmaci, por ndoqi karrierën e mësuesisë dhe gazetarisë, disa vite qe dhe funksionar në Ministrinë e Arsimit. Njihet ndihmesa e tij në modernizimin e poezisë braziliane. Ja një poezi në ditën e 120 vjetorit të lindjes së poetit të shquar brazilian:
 
 
NUK TË BËN KEQ TË JETOSH
 
Përfundimisht, si gjithçka që është fare e thjeshtë,
dhimbjet nuk na vinë nga çka jetojmë,
por nga çka ëndërrojmë dhe s’e arrijmë dot.
Përse vuajmë kaq shumë për dashurinë?
Më mirë do të qe që të mos vuanin,
por vetëm të falnderonim
që patëm njohur dikë aq të mirë
që na ngjalli aq ndjenja të forta
na shoqëroi
dhe për një kohë të arësyeshme
na bëri të lumtur.
 
Përse vuajmë?
Për puthjet e fshira
një herë e përgjithmonë.
Vuajmë,
jo sepse puna që bëjmë
është e lodhshme dhe rroga s’na del,
por për kohën e lirë
që s’kemi patur të shkojmë në kinema,
të kuvendojmë me një mik,
të notojmë, të dashurohemi.
Sepse atypëraty
harrojmë ç’kemi gëzuar
dhe fillojmë të vuajmë
për çka s’kemi arritur dot,
për qytetet që mund të shihnim
në krah të të dashurës sonë,
për bijtë që do të kishim patur kënaqësi
t’i kishim pranë,
për çfaqjet, librat dhe heshtjet
që do të na kish pëlqyer t’i ndanim bashkë.
 
Vuajmë,
jo sepse nëna jonë
është e paduruar me ne,
por për çastet
kur do të kishim mundur t’i hapeshim
për çka na mundonte më fort
dhe ajo të qe e hapur të na kuptonte.
 
Vuajmë,
jo sepse skuadra jonë humbi,
por për gazin që na u mbyt.
 
Vuajmë,
jo sepse plakemi,
por sepse plakja të ardhmen na rrëmben
e na pengon të shijojmë mijra kuturisje,
gjithë çka ëndërrojmë
dhe s’na i mban t’i provojmë.
 
Si ta lehtësojmë dhëmbjen
e asaj që s’mund ta jetojmë?
E thjeshtë përgjigja, me një varg:
ëndërro më pak, jeto më shumë!!!
 
Çdo ditë që kalon
më bind më tepër
që jeta shkon dëm
me dashurinë që s’japim,
fuqitë që s’përdorim,
në kujdesin egoist për të mos rrezikuar
dhe, duke shmangur vuajtjen
edhe lumturinë humbasim.
Dhëmbja është e pashmangshme.
Vuajtja është një zbukurim shtesë.
Të jetosh nuk të bën keq.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,281 hits

November 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List