Stephen Crane
 
Kalendari poetik: Stephen Crane (1871-1900)
 
U lind më 1 nëntor 1871 Stephen Crane, shkrimtar, gazetar dhe poet amerikan. Filloi të shkruante qysh herët; në moshën 16 vjeçare pati botuar shumë artikuj nëpër gazeta të ndryshme; 22 vjeç botoi romanin e parë. Vdiq herët, nga tuberkulozi, pasi pati mbushur 28 vjeç në një klinikë në Schwarzwald, në Gjermani, kur mbahej si një nga autorët më të rëndësishëm në SHBA. Ja një poezi në 151 vjetorin e tij:
 
MOS QAJ VAJZË…
 
S’ke pse qan vajzë, s’është e keqe lufta.
Sepse i dashuri yt drejt qiellit ngriti duart
Dhe kali i tij i trëmbur i vetëm vazhdoi vrapin,
Mos qaj, vajzë.
Lufta është e mirë.
 
Bien egërsisht daullet e regjimentit,
Shpirtra të vegjël për luftë të etur,
Njerëz lindur për të vrarë dhe për të vdekur.
Mbi ta fluturon një lavdi pa kuptim,
I madh Zot i luftës, e madhe lavdi e tij,
Në fushë mbeten mijra trupa të mekur.
 
Mos qaj vogëlushe, lufta s’është e keqe.
Sepse në llogore ra yt atë,
Rënkoi, gulçoi, pastaj vdiq,
Mos qaj ti.
Lufta është e mirë.
 
I shpejtë flamur i ndritur i regjimentit,
Kreshtë kuqe dhe e artë shqiponja,
Këta njerëz lindur për të vrarë dhe për të vdekur.
Rrëfeju atyre aftësinë për të therur,
Bëji mjeshtra për të vrarë
Që mbi fusha të mbeten mijra trupa të mekur.
 
Nënë që të varet zemra si kopsë e këputur
Mbi arkmortin e djalit që ke humbur,
Mos qaj.
Lufta është e mirë.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,256 hits

November 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List