Poezi nga Antje Stehn
 
 
***
 
Çfarë mrekullie
Kush nuk do të donte
të zgjohej
midis çarçafëve të bardhë
në pyllin me thupra
në një botë të qetë
si një murg
i cili jeton zotimin e tij të heshtjes
duke pëshpëritur me vete:
E mrekullueshme!
 
Kush nuk do të donte të jetonte në kohë
si bora
duke rënë pa peshë
rrotullohet në vetvete
duke kënduar:
E mrekullueshme!
 
Kush nuk do të donte
Të galoponte nëpër lëndinë
pa shalë e pa fre
duke bërtutur:
E mrekullueshme!
 
Kush nuk do të donte t’i përfundonte ditët të plota
si një çantë shpine në lëvizje
me shijen e qumështorit në gojë
duke pëshpëritur:
E mrekullueshme!
 
 
VALA E TRETË
 
Ditët si rrokaqiejt.
Një plan kopjon të mëparshmin
në transparencën e pasqyrës
kërcejnë ngjyrat
e verdhë, portokalli, e kuqe, gri
këtë kohë të rrëshqitshme
si peshqit në lumë
mund ta kapësh vetëm kur gishtat
të dridhen.
Të qëndrosh brenda tragjedisë
dhe të dalësh me një klikim
duket fat.
E lëkundur lëshohem
si një ujkonjë e çmendur
për të mos dëgjuar heshtjen
e atij skeleti peshku
që mbeti në pjatë pas darkës
një sy në Netflix, tjetri në Instagram
mesazhe, bisedë, PM, DM
sa shkëlqen hëna e ekranizuar
përmes rrjetës së mushkonjave në shtratin tim!
 
Dhe thonjtë e mi
rriten të sigurt
në heshtje
si zogu i ëndërruar
që çel vezën e përvojës.
 
 
11221592_750710465075855_8515128499086208483_n
 
Përktheu nga italishtja Natasha Xhelili

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,281 hits

November 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List