Poezi Simone Principe
 
 
RRËNJË TË FORTA
 
Kushedi sa të ëmbël e ka shijen
Ajri i pastër në zgjim
Sa përkëdhelje të diellit
Nga të çarat e dritares
Që ai eter i pastër prej teje
Nuk i lë të kalojë
Do doja të magjepsesha gjithë natën
Duke pritur yllin inkandeshent,
Tym shikoj
Dhe mendoj një çast për ty
Si një cigare mes gishtërinjve
Tërheqëse sa dhe vdekjeprurëse,
E ulur mbi një karrige
Afër dritares
Përkundeshe duke e çuar në gojë
Digjte sa djeg tani
Kujtimi im për ty.
Tym është,po hiri i mbetur nga ndjenja
Çdo hap i hedhur në këtë shtëpi
Është hapi i një çasti të rrufeshëm
Në kujtime
Dëgjon dhe pastaj rrjedh
Në errësirën e shpirtit tim
Të lagur nga lotët
E hidhërimit të madh
Për të kuptuar sa rrugë kisha përshkuar pa ty
Për t’u gjendur në atë çast
Të kërkuar nga zoti
Të qëndroja duke të dëgjuar pa m’u dridhur qerpiku
As nga një erë e fortë
As nga qielli që dridhet
E bie shi të më lagë
Unë do të qëndrojë atje, duke të parë në fytyrë,
Me sytë e mirësisë,
Vuajtjeve dhe lirisë
Dega e tharë e pemës sime
U bë pluhur
Si feniks që rilind
U bë rrënjë e fortë.
Në det, dallgët e stuhisë
përplasen kundër një shkëmbi,
kështu kujtimi im
përkundër zemrës
që një emocion do të provojë.
 
 
BIE NATA
 
Bie nata
në pavetëdijen time të lodhur,
shumë herë të ka menduar
dhe kurrë nuk ka marrë përgjigje,
mjaftonte një shkëlqim në errësirë,
një flakë e qepur
në fustanin e zi të natës.
 
Errësira bie
në sytë e mi
e mbarsur me lot
që mbase nuk i meriton,
që mbase nuk i meritoj,
kështu mbushen liqenet,
lumenjtë e detet,
lotët bien një nga një
dhe pastaj bashkohen me të tjerët
që shkojnë me rrjedhën
e dashurisë së hidhur.
 
 
PËSHPËRITJE
 
Të pëshpëris fjalë,
ato udhëtojnë nëpër vende që nuk janë parë kurrë më parë,
midis rrugëve
të një kohe të gjelbër të kaluar,
midis skulptorit dhe shatërvanëve
me ujë të pastër kristalor
dhe ujëvarat duken si perdet e tua,
që nuk mbarojnë kurrë,
që nuk prishen kurrë,
krijojnë filamente të yjeve
për të arritur te ti.
 
 
11221592_750710465075855_8515128499086208483_n
 
Përktheu nga italishtja Natasha Xhelili
 
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,263 hits

November 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List