Shtëpia Botuese “Albas” publikon romanin biografik “Aromë kujtimesh – Një histori e fshehur brenda një sepeti” të autores Aida Shtino
Titulli: “Aromë kujtimesh – Një histori e fshehur brenda një sepeti”
Autore: Aida Shtino
Shtëpia Botuese: Albas
ISBN: 9 789028 375506
***
Një roman biografik kushtuar gjyshes time dhe stërgjyshes që nuk e njoha kurrë , por vetëm nëpërmjet atyre që më la nëpërmjet një ditari. Historia na kthen ne shek .e 18. Botkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve. Amanetet brez mbas brezi duke përcjellë një pjesë të shpirtit të tyre dhe traditave të dikurshme . Rrjesht pas rrjeshti hapet para lexuesit nje botë interesante misteri dhe bukuria femërore e atyre viteve. Si ato dashuronin dhe e konceptonin botën. Është një roman i cili do ti tregojë më shumë lexuesit për jetën, veshjet , zakonet e grave të asaj periudhe të cilat jetonin përmes dy qyteteve Gjirokastrës dhe Janinës. Ato flisnin e mendonin në një mënyrë mjaft të veçantë nga sot.
Romani të mban të mbërthyer nga fillimi në fund,për shkak të dinamikës së ngjarjeve, misterit dhe historisë së bukur të dashurisë, por edhe për faktin se ngjarjet ndodhin në një epokë tjetër, si dhe kapërcimi nga ajo kohë në kohët e sotme ndodh me një natyralitet , gjë që e bën romanin të këndshëm dhe mjaft tërheqës për lexuesin.

Aida Shtino
Autoria Aida Shtino ka lindur në Gjirokastër ku edhe ka marë titullin “Qytetare Nderi” . Ka mbaruar studimet për Gjuhe – Letërsi – Gazetari në Universitetin e Tiranës ne vitet 1993 . Aktualisht është gazetare dhe ka udhëhequr prej 12 vitesh një emision televiziv mjaft të ndjekur ” Njerëz të Humbur”. Është vlerësuar me shumë çmime për punën e saj si brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.




























Leave a Reply