Poezi nga Miltiadh Davidhi
 
 
Gjurmët
 
Bregut të detit, kur eci mëngjeseve,
Shikoj gjurmët e të tjerëve,
Kur kthehem, shikoj gjurmët e mia,
 
Dhe, pse e di, që do prishen shpejtë
Prej valëz së bukur,
Ende pa nisur stuhia.
 
E kështu, e për e çdo ditë,
Përsëriet loja e krijimit dhe e zhdukjes
Së gjurmëve të njeriut
Pranë bregut të ëndrrave
Pa as dhe një ëndërr,
E unë sa i lumtur, po aq dhe i trishtuar,
Vij e le gjurmë të reja për çdo vit!
 
E zërat e tyre heshtin e heshtin pa e kuptuar
Që është koha të ulurasin!
Po ato, kurrë, kurrë, nuk dalin
Ndër sheshe e duna rëre,
E të bëjnë demostrata,
Dhe me pankarta ndër duar
Për të drejtat e tyre të bërtasin.
 
Të mjerat gjurmë që vdesin
Ende pa u lindur mirë,
Ndonëse pranë detit të kaltër,
Jetojnë nën një qiell të nxirë!
 
E unë, ndonëse i trishtuar,
Me shikimin tretur nga peshkarexhet,
E me sytë e gjithë kalimtarëve,
Yjet e mendimive filloj e i kap si peshq të uritur,
Me rrjetat e peshkatarëve!
 
 
Pa pemët e mia
 
Mbi pemë të vjetër
Lule të reja kanë lulëzuar
Në këtë tokë të lashtë
E të re,
Ku kujtesa
Banon në shtëpi qiejsh
Të largët
Me ëndrra lulesh
Që splaken,
E malli vjen e puthë
Gjethe ëndrrash
Që më nuk janë.
 
Këtu, drurët,
Rritur janë me emrin tim,
Perëndimet largohen
Të vetmuara,
Pa mua,
E ikin duke fikur
Zjarre të vjetër,
E ndezur në shpirtin tim
Zjarre të rinj,
Dhe në heshtje thërras
Emra të gjallë
E të vdekur!
 
E unë, mbetur jam,
Pa pemët e mia,
Pa njerëzit e mi,
Me lulet e fytyrat e tyre
Në një pikëz loti
Si një rrugëz malli
E pa tharë,
 
Për një degëz peme
E një lule drite,
Që mahnitesha dikur, pas saj!
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,205 hits

November 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List