Poezi nga Eva Kacanja
Muza ime
Në gishtrinjtë e natës rruazoj mendime,
Ngadalë,tek e tek ,e mençur si Muzë,
Por në fund ngatërrohem në fjalë e kujtime,
E rendi i nisur më bëhet tërkuzë.
Puthje të ëmbla rruazoj mes lotëve,
Ngadalë,tek e tek, si perlat në det,
Urë të fildishtë ndërtoj mes dy botëve,
Me vargje e vadis, dëshirën që djeg.
Vesën rruazoj pik-pik mbi qerpik,
Nëpër maja gjethesh kur zbardhet mëngjesi,
Toka ngrohet këmbës nën hapin lirik.
Sërish në të artë,dielli flokët ndezi…
Dashnia s’ka men…
Mos meno pra,
Kur gjethet kërcasin
e druni dorzohet,
Kur qiella rrxohet
e toka naltohet,
Kur hana pik-pik
synit ban drit,
Kur krahu i puthjes
Mërthehet në shpirt,
Kur gjymtyrt si deg
harlisen me shend,
Harro pra t’menosh,
se menimi dhem,
Ti duhet ta dish,
Dashnia s’ka men…




























Leave a Reply