Poezi nga Behare Daja Kasa
 
 
FUNDVJESHTË
 
Ikën të gjitha hiret e verës
Dhe zogjtë kanë kohë që morën arratinë.
Dielli i zbehtë lëngon si i mjerë
Dhe nuk i ndrin buzëqeshja në fytyrë.
 
Gjethet e vjeshtës ndihen të lodhura,
Njëjtë si femrat në moshën e tretë,
Kur menopauza e paftuar u ulet në prehër
E si krahë oktapodi u mbërthen çdo gjymtyrë
 
Ikën të gjitha hiret e verës
Dhe zogjtë kanë kohë që morën arratinë.
Shirat e vjeshtës nisën të zbrazen
E shtratin dimrit i gatitin përditë.
 
 
REALITETE TË TRISHTA
 
Duket kaq e trishtë sot kjo ditë
Edhe pse dielli shkëlqen në zenit.
Lypësit kanë zënë këmbëkryq trotuaret
E me duar të shtrira lusin:
– O Zot më ndih!
 
Qentë e rrugës bëjnë orgjira
E as që pyesin për sytë e njerëzisë.
Dikush nga frika u hedh për të ngrënë
E me bisht të syrit i ndjek në ikje.
 
Më tej një i dehur këngës ia nis
E hallet i mbyt në gotën e rakisë.
Për ca orë doemos do jetë shumë i lumtur,
Gjersa në realitet të kthehet sërish.
 
Duket kaq e trishtë sot kjo ditë
Edhe pse dielli shkëlqen në zenit.
Mbrëmja e vjeshtës mbytet nga lodhja
E prehërit të natës i shtrihet qetësisht.
 
 
REFLEKSION
 
Sot nuk kam nge të merrem me të tjerët,
Me dashuritë e vogla eter që kurrë nuk rriten.
Me ata që mirënjohjen nëpërkëmbin si bishta cigaresh të shkelura
e pamëshirshëm e lënë të venitet.
 
Sot do merrem me atë që më do më së shumti
e kurrë sa ajo s’e desha.
 
…sot do merrem me vetveten.
 
 
zëra rruge
 
maaa, – dëgjoj turravrap një zë të pafajshëm.
-bleva dy qese me kokoshka.
njërën e mora për ty e për vete
e tjetrën për këngën e zogjve.
 
…vallë të ketë kaq shumë dashuri bota?!
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,709 hits

November 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List