Carlo Bordini
Kalendari poetik: Carlo Bordini (1938-2020)
Poet dhe historian italian, u lind në Romë më 2 shtator, 85 vite më parë. Poezia e tij u ndikua nga veprat e poetëve si Eliot, Guido Gozzano dhe sidomos nga Apollinaire. Shpesh, poezitë e tij mund të quhen “poezi narrative, rrëfyese”.
Poezi të tij janë përkthyer në spanjisht, suedisht dhe frëngjisht; ja dhe një prej meje në shqip:
UNË NUK SHKRUAJ, JAM SHKRUAR
Unë nuk shkruaj, jam shkruar. Mësova
të mos u besoj ideologjive dhe ndjenjës së detyrës,
realiteti është pafundsisht më i madh
dhe më i lirë nga sa e mendojmë.
Nëse do të shqyrtonim letërsinë qytetare
të 150 viteve të fundit, do të mësonim
se funksionon vetëm çka është jashtë kornizave,
vetëm kush mbart një element herezie.
Unë nuk shkruaj,
por jam i shkruar,
pra, s’jam një krijues
por një krijesë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply