Rosana Crispim da Costa
Kalendari poetik: Rosana Crispim Da Costa 1966
Sot, më 31 gusht, ju paraqes një poete braziliane; u lind në San Paolo ku mbaroi gjimnazin, më vonë shkoi në Itali ku mori diplomën si koordinatore e strukturave televizive dhe shtetësinë italiane. Ka botuar disa përmbledhje poetike.
Ja një poezi prej saj:
PRES DETIN
Nga deti
një shenjë pres
të kuptoj ku po shkoj
Në një port të sigurt, ndoshta,
a në një ishull të gjithë timin.
Dua të ndjej zërin tim femnor
U lodha duke u hequr burrnore
dhe butësisht grabis
të gjitha caqet e zemrës
Dashnor a burrë nuk dua
Por veçse një shpirt
për gjithë jetën ta kem

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply