Anna Amoroso
NJË VËSHTRIM I SHKURTËR I POEZISË “FSHATI I VJETËR” TË POETESHËS ANNA AMOROSO (ITALI)
Kur ishim të vegjël, botë quanim vetëm atë që na kapte syri ynë, ku lindlte dhe perëndonte dielli. Asgjë nuk imagjinonin çfar ka përtej atij horizonti që hapej e mbyllej para syve të një fëmije që don të ëndërrojë, por ëndrrat ndalen pikërisht aty ku besonim, se qielli takohet tokën dhe ne jetonim poshtë atje saçi. E shikonim botën tonë të vogël dhe fenomenet me këndvështrimin tonë. Këto realitete shpesh herë rikthehen tek ne nëpërmes kujtimeve duke na risjellë atë botë, dikur të madhe, por sot, kur horizontet tona janë zgjeruar me dije e njohuri mbi botën dhe fenomenet, sot na duket e vogël, një botë në miniaturë ajo e kohës së fëmijësisë, por në realitet ajo botë e vogël, qe bërthama nga ku mori energji e gjithë veprimtaria jonë. Kësaj bërthame, i rikthehet në kujtimet e sajë poetja Anna Amoroso. Në opusin e saj të pasur poetik, ajo shpesh rikthehet në atë kohë rikthehet te ajo bërthamë, fëmijëria, dhe merr energji për krijimtarinë e sajë të bukur. Këtë radhë, ajo ka bërë një shëtitje Fshatin e Lashtë. Pasi ka kaluar tani më jo si dikur fëmijë,duke lozur me shokët e shoqet nëpër rrugët e ngushta por si një studieuse e kujdesëshme duke vështruar me kujdes paleantologu, çdo qelizë të këtyre rrugëve, të këtyre shtëpive, dyerve, dritareve, çative e tj, ndalet dhe i përshkruan me fjalë të zgjedhura, duke i zbukuruar nëpërmes figurave e metafora me njëmijë ngjyra saqë në piktor po kaq i kujdesshëm do të krijonte tablo të pafund.
“Pushon fshati im i vjetër
i viteve të mia më të mira
poshtë një qielli tjetër
përtej atyre shtëpive
vështrim i magjishëm
të detit blu…”
(Ngjyra e rrezatimit të dritës me një gjatësi vale midis përafërsisht 455 dhe 490 nm: një nga shtatë ngjyrat e irisit)
Duket se para syve të mendjes së poeteshës gjithçka ka rënë në pushim. Një pushim, sigurisht në aparencë, sepse, dhe pse i vjetër, aty në atë bërthamë, ku poetesha ka kaluar vitet e sajë më të bukura gjithçka është në lëvizje gjithçka është dinamike, nga ku ngarkohet me forcën e frymëzit poetesha jonë Anna, për t’a nxjerrë këtë energji të grumbulluar, tashmë në formën e fjalëve plot ngjyra të bukura që i burojnë nga thellësi e shpirtit. Ajo forcë vjen dhe del jashtë nga shpirti i sajë për të hyrë në shpirtin e lexuesit. Del si magma nga goja e vullkanit dhe hynë si puhija e ëmbël e pranverës në shpirtin tonë. Kështu ne, lexuesit e sajë të shumtë, kudo jemi, kur lexojmë poezitë e sajë, në rastin tonë “Il Borgo Antico” në imagjinatën tonë na shpërfaqet një fshat e bukur, ndërtuar në një kodër apo fushë, me rrugë të ngushta, mure të larta, dritare që shikojnë nga deti blu i kthjelltë, që ndriçohet nga rrezet e diellit, na shfaqen para nesh të moshuar në grupe të vegjël të cilët, të ulur në një kafene, apo në stola në hije të një peme bisedojnë për kohën e djeshme, të sotme dhe të nesërme, dhe, si pa pritur, shikojnë bijën e tyre Anna që kalon aty pranë dhe i përshëndet. Ata me atë mirësinë e tyre, sikur zgjohen nga një ëndërr e gjatë, zgjohen bashkë me ata dhe kujtimet, e aty nis një bisedë e gjatë të cilës vetëm mbrëmja e vonë ja ndal vrullin. E përsëri, fshati pushon në qetësinë e tij
“bindja se bota
ishte kaq e madhe dhe e ndritëdhme”
Rikthehen kujtimet, kur të vegjël, botën e shikojmë aty, para syshë dhe prapë themi: Kjo botë kaq e madhe dhe e ndritshme, është njëkohësisht dhe kaq e vogël. Janë pikërisht kujtimet që na ringjallen sa herë rikthehemi aty, nga ku morëm fluturimi. Dhe rikthehet poetja. Ndoshta vjen nga larg, shumë larg në kohë e hapësirë, por sapo vë këmbën në ato rrugë,në ato pragje ku u rrit, si një rreze e shkëlqyer i riktheu dhe një herë kohën e fëmijërisë.
Shikon me shumë kujdes dhe vemendje sendet dhe natyrën, shikoj majat e maleve që ngjajnë si rojet e një çerdhe( presepe)* të vogël
“sembrano guardiani
di un piccolo presepe “
-Duken si roje
në një çerdhe të vogël-
Poetesha Anna i shikon me shumë kujdes gjithçka i del para syshë në çast sikur vjen për herë të parë dhe shpejt, përballohet me një vend kaq të njohur dhe të dashur, nga i cili nuk është shkëputur asnjëherë. Nuk është shkëputur sepse janë fijet e holla të kujtimeve që e lidhin. Një vështrim i kujdesshëm i pafund nga majat e maleve që takojnë tetë deri tek i pafund i det, bëjnë që shpirti i sajë të përjetojë emocione të thella të cilat na i sjellë nëpërmes një shumëllojshmëri ngjyrash poetike që vetëm pena e sajë di të na i sjellë me kaq vërtetësi dhe ngjyra. Para syve të sajë shfaqen rrugë nëpër të cilat ka kaluar, shfaqet realja dhe fantazia
“nelle luci danzanti della sera
i profumi antichi e le viuzze strette
le nonnine sulle soglie
a ricordi di amori
di speranze e di beltà perdute”
-në dritat vallëzuar të mbrëmjes
parfumet antike të rrugicave të ngushta
gjyshet tek pragjet
në kujtimet e dashurive
shpresa dhe bukuri të humbura-
Ndërsa me fantazinë e sajë poetesha ec nëpër rrugët e ngushta, nën efektin e dritave vallëzuar ku ndjehet parfumi antik, sepse dikur në kohët ndoshta jo dhe shumë të largëta, rrugët e lagjeve kundërmimi nga parfume të krijuara me kujdes nga gjyshet tona, dhe ajo shikon ulur grupe të moshuarash që bisedojnë që kujtojnë kohën e shkuar, moshën e bukur të rinisë, moshën kur shpresa merrte fluturimin, kur dashuria lulëzonte në shpirtin e tyre. Gjatë këtij rrugëtimi eksplorues në rrugët e fshatit antik, poetja jonë Anna Amoroso duket se iu ka kthyer dhe një herë asajë kohë, kur ajo me shoqet e fëmijërisë duke ecur të shkujdesura nëpër këto rrugë por grimcat e çastet e kaluara këtu kanë lënë gjurmë që nuk shlyhen kurrë.
Para syve të sajë si një gonxhe hiperbolike hap krahët lugina me një mantel të natyrës së harlisur
Mbuluar me pyje të gjelbëruar,ku erra fëshfërin në gjethet e njoma të ahut, gjembat e pishave e bredhave, ndjehet gurgullima e ujit të kristaltë që zbret nga maja e maleve, shfaqet pra kjo gonxhe si një lulishte e pamatë e krijuar me kujdes nga dora r nënës natyrë dhe që e bën poeteshën Anna Amoroso të përjetoi çaste të magjishme përzier me kujtime që nuk harrohen. Sjellë kjo pamje magjike tek poetja jonë frymëzim që pas një vëzhgimi të kujdesu të detajeve, na dhuron duke e përshkruar me ngjyra të forta dhe të ngrohta atë fshat të vjetër. Na bën dhe ne lexuesit e sajë të shumtë që pasi kemi lexuar me kujdes këtë poezi, në imagjinatën tonë shfaqet një fshat e bukur në mes të maleve.
“Intorno la vallata
in un manto di natura rigogliosa
di boschi verdi
al sussurrar del vento
il gorgogliar di ruscelli e acque cristalline
nel giardino dei fiori di campo
tutti i colori del creato
ad omaggiar il giallo del sole e le ginestre”
Rrotull lugina
me një mantel të harlisur të natyrës
pyjet e gjelbëruara
në fëshfërimën e erës
në gurgullimën e krojeve me ujë të kristaltë
në lulishten e luleve të fushës
të gjithë ngjyrat e krijuara
një dhuratë verdhësia e gjinjeshtrës dhe diellit
IL BORGO ANTICO
Riposa il borgo antico
degli anni miei più belli
sotto un altro cielo
oltre quelle case
lo scorcio magico
dell’ azzurro mare
un orizzonte colmo
dei sogni di un futuro
a lungo atteso
la convinzione che il mondo
fosse così grande e luminoso.
Vicini i monti e le loro cime
sembrano guardiani
di un piccolo presepe
nelle luci danzanti della sera
i profumi antichi e le viuzze strette
le nonnine sulle soglie
a ricordar di amori
di speranze e di beltà perdute.
Intorno la vallata
in un manto di natura rigogliosa
di boschi verdi
al sussurrar del vento
il gorgogliar di ruscelli e acque cristalline
nel giardino dei fiori di campo
tutti i colori del creato
ad omaggiar il giallo del sole e le ginestre.
Nga: Mehmet Rrema
Krujë- Shqipëri





























Leave a Reply