Poezi nga Odhisseas Elitis
TËRFILI I DETIT
(ΤΟ ΘΑΛΑΣΣΙΝΟ ΤΡΙΦΥΛΛΙ)
Një herë në njëmijë vjetët
Në shpirtligësinë e detit
Mes lesherikësh të errët
Mes gurishteve të gjelbër…
Ai mbin pasi e mbjellin
Para se të lindë dielli
Ai mbin pasi e yshtin
Të detit magji ; tërfilin.
Kush e gjen, ai s’ ka mortje
Kush e gjen, ai s’ ka mortje
Një herë në njëmijë vjetët
Gjatë rron dashuria, përjetë
T’ ia kesh fatin, t’ ia kesh fatin
E të faltë viti rastin.
Nga viset e larta të qiellit
Dashurinë të të sjelli.
Kësisoj tërfil të detit
Të ma nisë ,kush e gjeti
Të ma nisë, kush e gjeti
Kësisoj tërfil të detit.

Shqipëroi: Lefter Shomo K/ 478 o.e.α.




























Leave a Reply