Jorge Leònidas Escudero
 
Kalendari poetik: Jorge Leónidas Escudero (1920-2016)
 
Sot, më 4 shtator, është data e lindjes së poetit argjentinas Jorge Leónidas Escudero. Në rini filloi studimet për agronomi, por i ndërpreu dhe filloi studimet për mineralogji, i kapur nga “ethet e arit”, u bë kërkues ari. Nuk pati sukses si kërkues ari; por ato vite e ndihmuan të bëhej poet me emër në vendin tij. Librin e parë e botoi në moshën 50 vjeçare dhe arriti të botonte 23 libra sa qe gjallë. Ja shqipërimi për sot:
 
IDEOLOGJITË DHE KURTHET
 
Thoshe të vrasësh veten për një ideal
është mirë, bukur shumë,
karakteristikë e besimit dhe veprimit heroik.
Pra ka nga ata që përdoren
të shpërthejnë bomba që vrasin dhe të tjerë.
Bukur, hë?
 
Flutura që rreket të fluturojë lart,
është utopia
për një vend të lirë, por e bukura është
se s’mund ta arrijmë kurrë.
 
Por, nëse mendja të thotë ta kapësh atë flutur,
ta çash e ta thash
edhe zemra të thahet e s’këndon dot më.
 
Kështu ndodh edhe me ata që kapin
të pafajshmit për t’i çarë e tharë,
t’i shpien në epokën e mezozoikut
ku s’iu ndahet pluhuri.
 
Dhe shoh të rinj që u ndodh kështu,
bien në grep dhe ngecin atje.
Do të ishte mirë t’u vemë dorën në ballë
dhe t’i ndihmojmë ta nxjerrin atë grep me të vjella.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,193 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List