Poezi nga Kolec P. Traboini
 
 
VETKRYQËZIM
 
Drurin dhe gozhdët
i kam zgjedhur vetë
e kryqin në shpatull
e kam lënë t’më bjerë;
 
më pëlqen më shumë
të jem Krisht në kalvar
sesa Judë me 30 aspra
argjendi të jem.
 
Çdo Judë paralli
mund të bëhet deputet,
sot është e pakuptimtë
sakrifica për të tjerë;
 
të mirin e të varfrin
i quajnë Don Kishotë
kusarin – president
e të ndershmin – qyq i mjerë.
 
©️ Kolec P. Traboini
Nga libri “E kam Atdheun tek porta” Pantheon Books 2013.
 
 
PESHA E RËNDË E TEJHARRIMIT
 
Sonte ndjehem si gurë i rëndë varri,
ku prehet vetvehtja si murg i lashtë
me kocka të ligështuara reomatizmalë
prej gravitetit zero të mosekzistencës
e shpresen e pa shpresë,
se në guvën hijerëndë të lakuriqëve
të mendimit si pishtarë mesjete – shfaqesh ti;
 
– fryma e gjallë,
e ëndrrave të përtejme
gdhëndur në relievin e një hëne të fandaksur ( kurvicë e pakrehur
me gjoks të lakuriqtë),
nën hijen e muranave e zogjëve
të drunjtë, ku prehet vdekja
me gjymtyrë të akullt
e korbat kobndjellës në qiparisa flenë
duke ëndërritur krrokamat e neserme.
 
I babëzitur thithi sisën e gurtë,
por Rozafës pikë qumështi s’i ka mbetur
në muret kështjellës – në mes dy lumenjsh, ndaj në vetminë time
prej oshënari të dehur
diku në qilarët e kohës së pa kohë,
 
mbështes faqen në muret ciklopikë
duke ngrohur akullin me akull
e mbi shpatulla ndjej të më therë si thikë
pesha e rëndë e tejharrimit.
 
Boston, natë gushti 2004
KOLEC P. TRABOINI
Nga Libri “Nokturn” Boston 2005
ISBN 999-27-57-54-X
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List