Poezi nga Sinan Vaka
 
 
MOSHA
 
Koha ikën dhe s’kupton si të troket një çast
s’kupton momentin që të sjell vetvetes hutim
një vajzë e llastuar të thërret ” xhaxhi ” me kast
dhe nuk qartëson dot është nder apo nënçmim.
 
Koha ikën. Ndodh ajo që i ndodh shpirtit e moshës.
teksa vëren kur kalon ndonjë e re e sedra të lodh,
ndërsa të quan ” xhaxha” . Ti ankohesh kohës ?
thjesht përshëndetje por në shpirt diçka të ndodh .
 
Rastësisht, apo duke vëzhguar vetveten gjithsesi,
sepse njerëzit kurrë nuk të thonë atë që shikojnë,
Ti vetveten fshehurazi duke e parë me kërshëri
në duar për dreq, dejet dhe lëkura të acarojnë.
 
Ndërsa shfaqet pranë teje ndonjë zonjë në kalim
Ti i shikon fytyrën e njohur dhe përulesh me dlirësi,
Ajo shpirtërisht s’e kursen respektin e të pëshpërin :
” Qënkeni i mbajtur ! Pa komplimenta zotëri ! “
 
 
MËKATET
 
Ndoshta mëkate kam patur hapit tim
dhe mundet s’jam i denjë për shenjteri,
por jam i bindur se ti në shpirtin tim
je më e pastra nga ndjenjat përsëri .
 
Oh, dje për dreq kam patur dhe mëkate
nga histori që fshehtësi kërkojnë,
por dhe i bindur, në këtë jetë bajate
më keq janë fajet, që zemrat i lëndojnë .
 
Dhe prapë i ndjerë se në jetë falen
tundimet që ndërgjegjen kanë ngutur,
lëkurëbardha kthehen dhe nuk ndalen
vetë dashuritë e kohës së pa mundur .
 
 
TERRI
 
Qiell rrufesh, përleshje titane,
jehonë që zvarget kuçedër.
 
Një gjarpër i zjarrtë diku vetëtin
dhe shihemi verbimit të dy .
Jetojmë e dashur në terrin që nxin
në kohën me dhimbjet në sy.
 
 
SIMFONI LUMORE
 
Ndërsa fryn nje erë pragvjeshte e lehtë
dhe një rreze perëndimi
                             dritëson e ngrohtë,
mbi fytyrën time,
nën kërshërinë e qetë te ky breg etern ,
ndjej dy pika lotë.
 
Me shikim të ngujuar
mbi një dallgë lumore,
shikoj përqarjen e dhimbjeve brenda shtratit,
rendjen e pafund të përthyerjes shkumore,
arratisjen e dallgëve dhe të fatit.
 
Si eremit i vetmuar,
ndjej verbimin e tramontit para ikjes,
dhe krahët e një endrre që rri zgjuar.
Një trok të largët që e dëgjoj të qartë,
vijime përkedheljesh të një shpirti të vluar
që rizbulon, apo rikujton më saktë.
 
Lehtësisht me krahë gjigante shushurima,
pushton nostalgjitë edhe i mallon më shumë,
bindem …
për dobësitë e shpirtit tim me psherëtima,
që përkunden,
që mbijetojnë
vetëm nga ky lumë.
 
 
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List