Ángel González
 
Kalendari poetik: Ángel González (1925-2008)
 
U lind më 6 shtator 1925 Ángel González Muñiz, poet i njohur spanjoll që i përket të ashtuquajturit ” Generación del 50″ (brezi i viteve ’50, ose bijtë e luftës). Është nderuar me çmime të shumta gjatë karrierës së tij letrare. Pas vitit 1974 ka qënë profesor në universitetin e New Mexico-s (SH.B.A) dhe deri sa ndrroi jetë vitin 2008 jetoi mes New Mexico-s dhe Spanjës. Prej vitit 1997 qe dhe antar i Akademisë Mbretnore Spanjolle.
Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë; ja një prej poezi e tij në shqip:
 
SHKOI DHE NJË DITË
 
Do të shkojë tani ndër dhera të tjera,
duke marrë me vete dritat edhe shpresat,
duke lënë një trumbë zogjsh të largët
dhe zhurmat e tingujt e këmbanës,
qenin e potershëm që bishtin tund
e leh përpara derës gjysëm të mbyllur.
 
(Ndërkaq, heshtur si mace, nata
pa u ndjerë, prej dritares hyn,
shikon çka mbetur nga e zbehta dritë
e ftohtë dhe çka mbetur me ngut e pi).
 
Po;
Ka ikur dita, sigurisht.
Me vete s’mori gjë (kurrgjë nuk pat sjellë),
iku me një copë kohë ndër dhëmbë,
e një grigjë të drojtur dritash të lodhura.
S’më vjen keq fare. E saktë, e shqetësuar,
nesër do të rikthehet, pa dyshim.
Do ta dëbojë këtë maçok të zi.
Duke lehur, nga gjumi do të më zgjojë.
 
S’ka për të qënë njësoj. Një tjetër ditë do të jetë.
 
Një tjetër qen, i së njëjtës racë.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,193 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List