Poezi nga Behare Daja Kasa
 
 
Ti vetë më ke mësuar…
 
…se asgjë në botë nuk vlen më shumë sesa ne,
As l(ojnat) që shpesh i bëjmë pa kuptuar,
As fjalët e marra që mund të hedhim kuturu,
As përplasjet e syve mes qerpikësh lotuar.
 
Ti vetë më ke mësuar se asgjë në botë nuk vlen më shumë sesa ne
Dhe se shpirtrat e bukur fluturojnë me krahë ere.
Enden mbërthyer, shkëputen, dalldisen rrëmujshëm nëpër re,
Mes vrunduj shtrëngatash mbeten përqafuar.
 
…ti vetë më ke mësuar,
oh, ta dish sa shumë më ke mësuar…
 
 
KUR TË KALOSH NË QYTETIN TIM TË VOGËL
 
Kur të kalosh në qytetin tim të vogël,
Hidh ashtu kalimthi ca flatra gazi mbi sy.
Aty në kryqëzimin e udhëve të çdo cepi Shqipërie,
Kujto që qytetet e vogla frymojnë veç mirësi.
 
Sepse të jesh vlerë nuk duhet shumë madhështi,
As luks ndërtimesh që pamjen ta shkretojnë.
Ja, mjafton veç një park i vogël përbri,
Mbushur me cicërima fëmijësh e këngë zogjsh.
 
Kur të kalosh në qytetin tim të vogël,
Shkumbinit të gjatë hidhi ca shpoti.
Është qytet që rrënjët i ka nën ujë
E kurmi i freskohet si çupkat në rini.
 
Kur të kalosh në qytetin tim të vogël,
Bëje një ndalesë dhe eja për vizitë…
 
 
TRILLE GRUAJE
 
Shpesh pyes veten e nis të dyshoj,
Se mes mallesh të tua nuk jam më si dikur,
Se në ëndrrat e tua dikush tjetër zë flet
E lehtas ëndrrat nis e t’i puth.
 
Pyes shpesh veten e përgjigjen s’e gjej,
Enigmat për dreq ma mbysin arsyen.
Nis e trilloj situata pa fund
E rrëmujë i bëj sirtaret e tua.
 
Pastaj si çdo grua që ndihet xheloze,
Zë e të përgjoj pas perdes së tyltë.
Ndër xhepa xhaketash rrëmoj si e marrë,
A dhe telefonit ndonjë emoj të dyshimtë.
 
Ti i vëren intrigat e mia
E si çdo burrë, përpiqesh e më qetëson.
Në fund të ditës më mund gjer në thua:
– Je ti pëshpërima ime, që aq shumë më mundon.
 
Dhe unë prapë bëj sikur të besoj
E mëngjesit sërish nis nga e para.
Se gruaja për dreq është krijuar për përkëdhelje,
Ndaj dhe më pëlqen të bëj lozonjaren.
 
Falmi i dashur ti trillet e mia,
Sepse pa to ndihem e mangët!
Falmi, pa to më duket se s’të dua
E lërmë ta ndjej veten zot të mallit!
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List