Roberto Carifi
Kalendari poetik: Roberto Carifi 11 shtator 1948
Si sot, më 11 shtator, 75 vite më parë, u lind në Pistoia, Roberto Carifi, poet, përkthyes, filozof, kritik letrar dhe shkrimtar italian. Ja një poezi prej tij:
Ç’DO TË BËHET ME JETËN TIME?
Ty të pyes, dritë e paemërt,
të pyes ty muzg.
I huaj do të jem, i dëbuar,
do të gjej strehë ku s’rritet gjë?
Do të më mbetet së paku një dhomë të qaj,
ku nemitur nga kujtimet të mbyllem?
juve ju pyes, sy të zgavërt të natës.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply