Poezi për fëmijë nga Iliaz Bobaj
 
 
BOTA FËMINORE
 
Mendimi mban urtësinë,
të gjithë dituritë,
i mban brenda.
 
Shpirti është si deti i thellë,
pa fund e anë,
tallazet e tij i mat zemra.
 
Bota fëminore është një parajsë,
plot e përplot me ëndrra.
 
 
NË MBRËMJEN PA YJE
 
Iku dita, nata ra,
asnjë yll më nuk u pa,
pas perdes së zezë me re,
vetëm nata qe atje.
 
Sidita kërkon me sy,
asnjë yll nuk ndrin aty,
fjala në mendim i bie:
-I shkretë qielli pa yje…
 
Pëshpërit me fjalë të heshtur:
-Pa dritë, bota është e vdekur…
 
 
RECITIMI I ALBËS
 
Alba u ngrit në dërrasë,
syrin flakë, vështrimin shpuzë.
Çdo thoshte, s’e dinte kush,
po fjalën e kish në buzë.
 
I ngriti duart përpjetë,
si krahët e pilivesës,
kur rri mbi lulet e njoma,
për të pirë freskinë e vesës.
 
-Unë do flas për gjuhën shqipe,
është e artë, është e shenjtë.
Dhe vuri dorën mbi zemër:
-Ja, këtu e kam përjetë.
 
Tek recitonte si flutur,
i ra dhe një lot i bukur…
 
 
LIBRI
 
Në jetë mësoj përherë e etur,
nga mami, nga babi,
nga mësuesja,
nga shoqet, nga shokët.
 
Kam edhe librin. Ah, libri…!
Libri është si një gjysh i urtë,
që di gjithë mënçuritë e botës…
 
 
TRIDHJETË E GJASHTË
 
36 shkronja të arta,
me rrezëllim që mrekullon,
ku syri mbledh gjithë dituritë,
ka thesari i gjuhës sonë.
 
36 tinguj valzorë,
magjikë si notat e muzikës,
kur na këngëzojnë në buzë,
i ka pentagrami i shqipes.
 
36 yje dritorë,
në hapësirë pa fund e anë,
gjuha jonë e bukur shqipe,
ka në yllësinë e saj.
 
36 gurë të lashtë,
vënë aty ku shqipja del,
gdhendur hijshëm, lidhur bukur,
gjuha jonë ka në themel.
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List