Poezi nga Kolec P. Traboini
UJI RRJEDH
Uji nuk kërcen, uji rrjedh,
përveç kur në shteg
i del një shkëmb.
Shtator 2023
VETKRYQËZIM
Drurin dhe gozhdët
i kam zgjedhur vetë
e kryqin në shpatull
e kam lënë t’më bjerë;
më pëlqen më shumë
të jem Krisht në kalvar
sesa Judë me 30 aspra
argjendi të jem.
Çdo Judë paralli
mund të bëhet deputet,
sot është e pakuptimtë
sakrifica për të tjerë;
të mirin e të varfrin
i quajnë Don Kishotë
kusarin – president
e të ndershmin – qyq i mjerë.
Nga libri “E kam Atdheun tek porta” Pantheon Books 2013.




























Leave a Reply