Poezi nga Nazim Hikmet
MALLI
Ka njëqind vjet që s`ta kam parë fytyrën
Që s`të jam qepur belit,
që s`të kam qëndruar në beben e syrit,
që s`kam pyetur dritësinë e mendjes tënde,
që ngrohtësinë e barkut s`ta kam prekur.
Ka njëqind vjet që më pret
një grua në një qytet.
Ishim në një degë, ishim në një degë,
nga një degë ramë e u ndamë,
mes nesh koha njëqind vjeçare
rruga njëqind vjeçare.
Njëqind vjet në errësirën pa skaj
vrapoj pas saj…




























Leave a Reply