Poezi nga Irina Hysi
Dil jashtë
Sa interesant je, fisnikëria jote nuk më tremb!
Kam ëndërruar për ju. Për ju! Njeriu në mungesë!
Ku fshihesh ëndërrave? Vetëm unë të bëj të dukshëm…
Sa bukur flet, sa bukur ecën, sa i sigurtë…!
Vështrimi yt në ëndërr më frikëson, duket e zhduket si nëpër mjergull…
Bëhu i vërtete, i dukshëm, të kërkoj, bëhu i gjalle!
Të kërkoj ty njeri fisnik, i ditur e mendjendritur.
Jam e sigurt se ti egziston diku,
bota u lodh me dritëshkurtrit mashtrues,
pseudonjerëzit e interesave!
Dhe shumë gjëra që s’ i them dot, dua ti ndaj me ty!
Rrotullohu 360 gradë në jetë dhe bëje realitetin të prekshëm.
Bëhu i gjallë o njeri! Njeriu im fisnik!
Ju mungoni!
***
Dil jashtë!
@Irina Hysi




























Leave a Reply