Poezi nga Lefter Shomo
 
 
VAJZA DHE VJESHTA
 
Ja, pο zhvishen dhe pemët
si peizazh pas luftimit,
të topitjes mbajnë veshje
pelerinën e dimrit.
 
Poshtë shtruar gjethnajë
si flokate qilimash,
posi veshja e vashës
me plot fruta kaçilat.
 
Mbi të vashëzës gjirin
disa gjethe pikohen
i kujtojnë dhe ligjin
se të lartmit rrëzohen.
 
Gjethe tjetër-pëllumb
kur murlani e rreh
i strehohet në grusht
një pusullkë i sjell.
 
Lëviz n’ ajër një gjethez
që nga mezi i kërcellit
dhe nga sythi në degëz
sa i ngjet harabelit.
 
Kolovitet një gjethe
i qëndron lart tek bluza,
si dhuratë prej vjeshte,
si një flutur me lulza.
 
Mban ajo refleksionet
dhe të stinëve t’ tjera
bukuritë, emocionet
kur shpërthen lule jeta.
 
Le të mbushet natyra
me nuancat e kohës
vasha jonë mban ngjyra
shpirti roz, të epokës.
 
 
DALLGËT DHE UNË
 
Dallgët furishëm, m’egërsi
Me huqet e të sertit
M’ u bënë mësime, dituri,
Më thanë ç’ është deti.
 
 
***
 
Gjithçka në gjumin tim shikoj
Nuk janë ëndrra për mua
Por ëndrrat që vetë i ndërtoj
Edhe më mbajnë zgjuar.
 
 
SI LULET
 
Të bukurat vajzat e varfra
Rriten me mund , pa pekule
Nurin e marrin nga balta
Nga plehu i jetës, si lulet…
 
 
GRIMCË HAREJE
 
O çast që mbart përkohshmëri
Ti, grimca e haresë
As edhe me perjetësinë
Nuk të ndërroj, për besë.
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List