Steliana Natasha (Rumani)
Steliana Natasha ka lindur në Rumani por jeton në Itali që nga viti 2007. Gjithashtu ajo është e dhe piktore e artit modern. Në Itali ka publikuar shumë poezi në volumin 4 të antologjisë: “Shkrime Poetike”.
NË RRUGËN E KOHËS
Në rrugën e kohës përkulet balli
Nën mendime
Në urnën e Fatit ku sundon Jeta
dhe gjeniu i vdekjes.
Kozmosi mat vite drite në një sekondë.
E ardhmja me të kaluarën ngatërrohet.
A është kjo gjithçka e vjetër?
Apo krejt e re?
Koha Vjen?
Apo shkon?
Nga të gjitha paqartësitë
Kush kujdeset veç Fatit
Nëse kemi veç Rrezen e së tashmes.
Kështu… në pafundësinë e përjetësisë së thellë
Ti kërko ta gjesh të vërtetën tënde!

Përktheu: Angela Kosta, shkrimtare, poete, publiciste dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press




























Leave a Reply