Jorge Carrera Andrade
 
Kalendari poetik: Jorge Carrera Andrade (1902-1978)
 
U lind më 18 shtator 1902 Jorge Carrera Andrade, poet, historian dhe diplomat ekuadorian, për kritikën letrare mbahet një nga poetët më origjinalë latino-amerikanë. Njeri i kulturuar, poliglot, krahas pasionit për historinë qysh në rini dashuroi poezinë. Shërbeu si diplomat në Perù, Francë, Japoni, SHBA, Venezuelë, Britani e Madhe, Nikaragua, Belgjikë, Holandë. Sjell këtë shqipërim në 121 vjetorin e lindjes së poetit nga Ekuadori:
 
AUROZIA
 
Gjithçka e artë në Aurozi, një planet i largët
ku nata e artë ndrit më shumë se dita.
Qëniet që e banojnë, janë më njerëz se njerëzit
dhe jetojnë në paqe duke gërmuar në minierat e arit.
 
Planet i lumtur dhe fatlum. Botë e Re pa kreni,
pa frikë, pa pleqëri, pa ankth ndër mendime.
Djelmosha njëqindvjeçarë, të fuqishëm, të pashëm,
presin vdekjen nëpër kopshtet e artë.
 
Gjithçka e lirë në Aurozi: ujët, ajri, toka.
Edhe gruri është prej argjendi dhe ka bukë për të gjithë.
…
Përshkojnë hapësirat, vizitojnë të tjera botë,
hartën e qiellit e dinë përmendësh.
Miq të zogjve dhe qënieve të imta
lule të arta rritin me duart e bukura.
…
Nga Aurozia, fëmijët mund ta shohin Tokën
dhe e njohin mirë historinë tonë të çuditshme:
raca që urrejnë një tjetrën, etjen për ar, pushtimet
dhe çfarosjen e popujve me zjarr e me hekur.
…
Largësia Aurozi-Tokë matet jo vetëm
me vite-dritë përmes asgjësë,
por edhe me vite-dashuri, me shekuj dhëmbshurie.
Njeriu tokësor s’është i aftë ta përshkojë largësi të tilla.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,226 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List