Renzo Francescotti
Kalendari poetik: Renzo Francescotti 22 shtator 1938
Poet dhe shkrimtar italian nga Trentino, sot ka 85 vjetorin e lindjes. Ka shkruar rreth 50 libra në gjini të ndryshme letrare: poezi dialektore dhe në italishten standart, tregime, esé historike, letrare dhe artistike, teatër dhe publicistikë. Disa nga veprat e tij janë përkthyer në anglisht; në këtë përvjetor sjell për miqtë këtë poezi prej tij në shqip:
ZJARRI
Ka rënë zjarr në zabel,
s’e ndjeni duhmën e tymit?
S’dimë gjë qysh a tek, veç zjarri
na ka rrethuar.
Duhet të bëjmë të bjerë
një shi rrebesh,
por kemi harruar
fjalët e lutjes.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply