Suman Pokhrel
 
Kalendari poetik: Suman Pokhrel 21 shtator 1967
 
Poet, dramaturg dhe përkthyes nga Nepali, njëri nga krijuesit më në zë të Azisë jugore. I vetmi shkrimtar që ka fituar dy herë çmimin SAARC (Shoqata jug-aziatike për bashkëpunimin rajonal).
Ja një poezi nga poeti nepalez:
 
 
NGJYRA E HORIZONTIT
 
Shpejt e shpejt, në çdo agim
ndalojnë paksa bredhin mbrëmjeve
sytë e mi, si në gjueti,
qepallat e mia fshijnë dritën e qiellit
spërkatur me ngjyra
që shkojnë deri tej, në horizont.
 
Rri dhe mendoj
ç’është ky kuqëlim,
si ngjyra e zemrave të të dashuruarve,
shkulur nga njëri
dhe hedhur matanë
ose shkëlqim i kuqërremtë i mendjeve
kur janë bashkë
pas çasteve të zymta të të ndarjes?
 
Gjysma e jetës sime mbushet nga këto ngjyra,
nga këto flakërime të kuqërremta
kur vinë nga dera anësore që pret agimin
pastaj nga pyjet e bambuve
kur mbaron dita,
por s’arrij të kuptoj
nëse toka me qiellin
ndahen në mbrëmje
dhe takohen në agim
apo në agim ndahen
dhe takohen çdo mbrëmje!
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,193 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List