Shtëpia Botuese “Ada” publikon vëllimin poetik në gjuhën frënge “Le couleur des sentiments (Kolorit ndjenjash)” të autores Zyra Ahmetaj me përkthim nga Adem Xheladini 
 
… Teksa ndalesh e vështron nëpër vargjet e poetes Zyra Ahmetaj, domosdo se bëhesh shtegtar i pashmangshëm nëpër atë udhë muzash, ku laryshia e temave dhe estetika e vargut padyshim, se të shpie të përballesh me emocione të pafundme…
 
Le couleur des sentiments
poezi-poèmes
Zyra Ahmetaj, copyright©
Redaktimi dhe përkthimi në frengjisht:
Adem XHELADINI
Botimi i parë, 2023
Tirazhi: 200 kopje
ISBN: 978-9928-398-40-6
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores
 
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
 
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Ahmetaj, Zyra
Kolorit ndjenjash = Le couleur des sentiments poezi = poèmes
/ Zyra Ahmetaj; red. dhe përkth. në frëngjisht Adem Xheladini.
– Tiranë : Ada, 2023.
ISBN: 978-9928-398-40-6
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
 
 
Të gjitha dashuritë në gërshetën e përjetimit dhe pamposhtësisë nëpër kohë!…
 
(Vështrim mbi përmbledhjet poetike “Për të gjitha dashuritë” dhe “Kolorit ndjenjash” të Zyra Ahmetajt)
 
Teksa ndalesh e vështron nëpër vargjet e poetes Zyra Ahmetaj, domosdo se bëhesh shtegtar i pashmangshëm nëpër atë udhë muzash, ku laryshia e temave dhe estetika e vargut padyshim, se të shpie të përballesh me emocione të pafundme.
Dy krijesat (përmbledhjet poetike) tashmë shohin dritën të botuara edhe në gjuhën frënge si version dygjuhësor (shqip-frengjisht), ku lexuesi tanimë edhe frankofon dhe me shije frankofone do të hasë në vlera të një përkushtimi të pothuajse një jete të tërë, duke e mbrumur atë me ngjyrat e larmishme që i sjell vetë ajo dhe që autorja i sjell kaq besueshëm përpara lexuesit sqimatar. Të dy përmbledhjet nisin me poezi që burojnë nga thellësia e shpirtit, domethënë asaj sublimes, që me fjalorin e së përditshmes do ta quajmë sfida e dashurisë përmes fjalës së bukur, ku autorja vargënon me kaq pasion.
Mëtej karvani i emocioneve na shpie tek motivi i atdhedashurisë, koncept i kultivuar për një kohë të gjatë, ku autorja përmes rrëfimit të saj poetik na shpie nëpër ujërat e trazuara të kohës së sakrificës, ku shqiptari jo rrallëherë ka qenë i degdisur dhe ka bërë sakrifica të skajshme për të arritur tek liria e shumëpritur që nga lashtësia e gjer në kapërcyell të mileniumeve që lamë para dy dekadash.
Nëpër vargjet e autores Zyra Ahmetaj, lexuesi mund të hasë edhe historinë e bujshme të traditës, ku vargu dedikues, sidomos ai që i përket epikës së Maleve, është spikatur me finesë të hollë, duke filluar nga kreshnikët e atyre bjeshkëve krenare, ku krenaria dhe pamposhtësia e plisit të bardhë bashkëjetoi me shqiponjat dhe bardhësinë e maleve, duke motivuar brezat të radhiten në karvanin e pamposhtësisë.
As folklori tejet i pasur i vendlindjes së autores, as tradita, as heroizmi, nuk është se nuk na dalin në spikamë!… Me një origjinalitet gjuhësor dhe një mjeshtëri prej rrëfimtareje, autorja na sjell tradita e ngjarje, të mbështjellura me petkun e vargut artistiko-estetik, duke sjellë në letërsinë e vargut edhe prurje të reja gjuhësore (përveç transmetimit me besnikëri) të vlerave të trashëguara.
 
Zyra Ahmetaj
 
Zyra Ahmetaj
 
Pjesë e këtyre dy përmbledhjeve nuk mbetet pa u bërë as vargu për më të vegjlit, duke e joshur lexuesin e moshës së njomë përmes formës së fabulave që në poezinë e sotme, jo se edhe kultivohet aq shumë, por autorja përmes kësaj forme të të rrëfyerit, tenton të rifreskojë traditën e leximit tek më të rinjtë, duke i joshur ata me temat e tyre të adhuruara, siç janë edhe fabulat dhe bota e kafshëve, përmes të cilave autorja mëton që të nxisë masën lexuese, si kundërvënie të parimeve të teknologjisë, të cilat më së shumti i japin peshë imazhit se sa mesazhit. Pra, autorja ndodhet përballë sfidës që të joshë përmes fjalës së shkruar dhe njëkohësh, të ndjellë dëshirën tek mosha e njomë.
Gjatë shtegtimit nëpër vargjet e poetes Zyra Ahmetaj, lexuesi do të hasë edhe një botë të tërë shpirtërore të një shpirti të vuajtur, ku tabllotë e përditshmërisë që jetojmë na shfaqen me gjithë zymtësinë dhe shkëlqimin që ngërthen jeta më vete. Shumica e temave tek shtegtimi kësoformë ka personazhin e njohur që është vetë autorja me gjithë vuajtjet dhe gëzimet e jetës përnjëherësh. Pra ajo, autorja, mjeshtërisht na shpie dhe na bën bashkëpjesëmarrës të këtij përjetimi.
Përvoja e gjatë e leximit dhe hapërimit nëpër situata të ndërlikuara të jetës ka bërë që autorja të ketë ruajtur stilin e saj, i cili i përket rrëfimit tradicional, ku shumica e vjershave dalin të rimuara po megjithatë me mendim të thellë.
Në pjesët përmbyllëse të të dy librave me poezi të zgjedhura, lexuesi do të hasë edhe në poezi përkushtuese, që shumë krijues ia kushtuan vetë autores, të cilët e klasifikojnë dhe e krahasojnë me figurat sublime nga mitet dhe si një Malësore e fuqishme, me plot bagazh qëndrese, ashtu siç janë përgjithmonë edhe kreshtat e maleve ku autorja frymon e bërë njësh me vendlindjen e saj, Kepenekun e Bytyçit, në Tropojë, duke ndarë të gjitha zezonat e bardhësitë që u gërshetuan nëpër kohë.
Në aspektin teoriko-estetik letrar, autorja ka sjellë një mori figuracioni, ku në të shumtën e rasteve spikat edhe poema, spikat vargu përkushtues, po njëkohësh spikat edhe ai shpirtëror.
Me një fjalë në vargun e autores Zyra Ahmetaj gjejmë gërshetën e estetikes, romantikes dhe epikes, të trajtuara me kaq finesë e me kaq përkujdesje, sa lexuesi besoj se do të mbetet i mahnitur nga përvoja dhe talenti i saj krijues.
 
 
adem Xheladini
 
Adem Xheladini, Kërçovë, prill 2023
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,193 hits

September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List