Alessandro Parronchi
 
Kalendari poetik: Alessandro Parronchi (1914-2007)
 
Poet, historian dhe kritik arti, u lind në Firence 110 vite më parë, më 26 dhjetor 1914. Gjyshi dhe i ati ishin noterë të njohur. Në shtëpinë e tyre kishin një bibliotekë shumë të pasur, ku Alessandro kalonte shumicën e kohës qysh në fëmini. Studioi për histori arti në Universitetin e Firences. Kishte miqësi me poetë të njohur si psh., Giorgio Caproni, Carlo Betocchi, Alfonso Gatto, Luigi Fallacara, Mario Luzi, Piero Bigongiari e shumë të tjerë.
Ja një poezia që përzgjodha sot:
 
TIM ETI, NË ËNDËRR
 
Vë paksa buzën në gaz e shkon i menduar.
Dhe në çast pyes veten mes lotësh
sa kohë ka që s’të përqafoj
dhe s’të zë për krahu si mik të ngushtë.
 
Kujtesa ka çarje të pandjeshme.
Zbehet si qiell shtatori
kur fryn erë dhe mbushet me re.
Ti shkon. Papritmas më vinë ndër mend
plot gjëra që duhet të t’i them… Por hesht.
 
Përse kur sapo kthej kokën,
nuk je më atje? Sa kam për të të thënë…
Dhe sërish të thërras, sepse sigurisht,
s’ka si të jetë ëndërr.
 
 
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,272 hits

December 2024
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List