Poezi nga Zamira Agalliu
Ajo
Ajo ashtu si unë, dhe ti
Ruajti me forcën e shpirtit
Dashurinë e Brit të vet
Deri në vetmohim.
Oshtima
Ti s’duhet ta dish një të fshehtën time
Që xhelozinĕ tënde e lexoj dashuri
Mos fluturo për të qenë i mrekullueshëm
Kur, edhe mungesa jote më çel në gji.
Mos vall u dashurova me oshtimën atje
E jo me detin e thellë blu
Mos vallĕ u dashurova me mungesën ndër ne
Dhe nuk jam dashuruar ende me ty …?
Një gllënjkë pendim
U ula sonte me kujtimet
Folem gjatë në gjuhën e vjetër
Për kohët e thyera ndër vegime
Mes tonë një copëz e bardhë letër.
Unë kërkoja veç një çelës
Që Ai e mbante i lënduar
Ti shihja sytë e verbër të fatit
Dhe qortimin e lotit të shpenguar
E shkelëm mbi kohën e krisur
Të Dy ashtu si një hutim
I ngritëm gotat e shpirtit
Rrëkëllyem nga një gllënjkë pendim.
“Mall i Arratisur” 2015
a@z



























Leave a Reply