Poezi nga Rakela Zoga
Të burgosur!
(Prej kapitullit lotët e shpirtit)
Padrejtësisht ju morën, padrejtësisht ju ndanë.
E padrejtë kjo botë, ju brenda ne jashtë.
Do hapet ajo portë, jeni mbi tokë,
Nën dhe ka trishtim,
Veç vdekja nuk është kthim,
Lotët jashtë dhe brenda, digjen nëpër shpirt.
Bebja!
(Mërgimi i atit)
Kërkonte të atin, e mbanin në krahë,
I tregonin mallin, me lotin zjarr.
Tregonte me gishtat një fotografi,
Ja afruan pranë ta mbante në gji.
Një ditë doli dielli, eci nëpër rrugë,
Në zemrën e bebes, ati qe bërë burrë.
Të rritën në mungesa dhe bebja, fëmijë
Mban botën në krahë, me atin princ.
***
Asnjëherë se kuptova ikjen,
Dielli i kujtesës fshihej e unë dëgjoja hapat kthim.
Fjorentina!
Sot në Firence bie shi,
Jo prej qiellit, po prej syve të mi,
Të zgjoj dhe pse nuk dua,
Ti më magjeps, me fjalët të dua.
Pamjet përrallë, të kanë brenda ty,
Çudi sa rrugë të gjatë bëra,
Të isha këtë herë pa ty!
Nata ka ulur sytë.
Pellgjet e ndjenjës së shpirtit,
I kapërcen zemra,
E lagen kujtimet në trupin gri!



























Leave a Reply