Poezi nga Carl Sandburg
GJËRA TË VËRTETUARA
Çdo vit Emily Dickinson-i i dërgonte një mikeje
sythin e parë të arbutusit në kopshtin e saj.
Tek shprehte dëshirën e fundit, Andrew Jackson
i përmendte një miku dhuratën, teleskopin e vogël të Xhorxh Uashingtonit.
Edhe Napoleoni, në një testament të fundit, përmendte një orë
argjendi të marrë nga dhoma e gjumit e Frederikut të Madh,
dhe ia kishte dhënë këtë si trofe një miku të veçantë.
O. Henri mori një karafil të kuq gjak nga mostra e kapotës
dhe ia dorëzoi një vajze fshati që kishte filluar punën në një
treg fasulesh dhe i shkroi: “Lulet e pjeshkës mund ose
mund të mos qëndrojnë ngjyrë rozë në pluhurin e qytetit”.
Kështu shkon. Disa gjëra i blejmë, disa jo.
Tom Xhefferson-i ishte krenar për rrënjët e tij, Abe
Lincoln-i i bojatiste çizmet e veta, dhe Bismarku e quante
Berlinin një vend të egër tulle dhe gazetash.
Kështu shkon. Këto janë të gjëra të vërtetuara.
Udhëto, udhëto, hip në aerostatët e rinj të mëdhenj…
Kapto të padëgjuarën prej oqeaneve, bjeri rrotull planetit.
Kur të kthehesh, mund të rrimë ulur ndanë pesë mëllagave gjethendara.
Mund t’i dëgjojmë djemtë që luftojnë për mermere.
Karkaleci do të na duket i mirë.
Kështu shkon…
Shqipëroi: Irena Dono



























Leave a Reply