Poezi nga William Wordsworth (1770-1850)
Mendim nate
Ja! ku Hëna në qiell pa u ngutur
Me fatin e saj lundron e lumtur;
Nga syri i vdekshëm shpesh e strukur
Ose shihet e zbardhëlluar,
Por kur retë veç e veç shkëputur
Sa e ndritur pamja e uruar!
Shumë ndryshe ne - racë e zvetënuar,
Mijëra të pasur prej Fatit uruar
Pas hapit të zymtë shpirtëruar
Teksa ndjekin udhën e tyre,
Mosmirënjohës të shfytyruar
Gjatë vitit fund e krye.
Nëse humoret do sillnin ndryshim
Saje rënies së shpirtit në trishtim,
Nga fantazia më pason një zgjim,
Anija e ndritur nëpër qiell!
Marrtë një kundër-dëshirim
Dhe më faltë që të këndell.
Fjalë kyç: Humoret: sanguin, kolerik, melankolik, flegmatik.
Shënim i përkthyesit: "Mendim nate" nga William Wordsworth përshkruan pakënaqësinë e folësit ndaj njerëzve, që nuk e vlerësojnë atë që u ka dhënë fati, dhe e humbasin jetën në pakënaqësi.
A Night Thought
Lo! where the Moon along the sky
Sails with her happy destiny;
Oft is she hid from mortal eye
Or dimly seen,
But when the clouds asunder fly
How bright her mien!
Far different we--a froward race,
Thousands though rich in Fortune's grace
With cherished sullenness of pace
Their way pursue,
Ingrates who wear a smileless face
The whole year through.
If kindred humours e'er would make
My spirit droop for drooping's sake,
From Fancy following in thy wake,
Bright ship of heaven!
A counter impulse let me take
And be forgiven.

Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 22 maj 2026
Leave a Reply