Tregim nga Mimoza Erebara


Bishtzonja dhe burrëbishti

Tërë jetën i kishte mbajtur flokët të lidhura prapa, pra bisht. Dhe gjithnjë i thonin se i kishte shumë bukur. Me thënë të drejtën, asaj i pëjqenin shumë lëvdatat e komplimentet dhe në shumë raste mezi i priste. Kënaqësia i kalonte si elektricitet nëpër të gjithë trupin dhe pastaj i ndalej tek buzëqeshja që i ngrinte në buzë.
Falë bishtit nuk e hoqën nga puna. Falë bishtit ia ndryshuan tri herë pozicionin e punës. Falë bishtit karriera e saj filloi të lëvrinte plot energji sa në njërën zyrë e sa në tjetrën. Kaq shumë rëndësi mori bishti brenda saj, sa rreth tij filluan edhe teoritë konspirative, që për hir të së vërtetës na surprizuan të gjithëve. U kthye në mit, në simbol. U lakmua shumë karriera e saj bishtërore, aq shumë sa u kalua edhe në zili e nga zilia në armiqësi.
Epo, dihet se si shkon kjo punë…
Po si çdo punë ka edhe kjo ka të papriturat e saj. Kështu nuk kaloi shumë kohë dhe doli fjala se një bisht tjetër kishte dalë në ‘treg’. Një bisht elastik, i gjatë, i bukur, me refleks mbreslënës, lidhur pas një koke që brebda mbante një tru të mençur . Shkurt një bisht lider! Bishti ishte dhe mediatik si vipat e kohës. Një tundje e lehtë elegante majtas- djathtas dhe ja… mendimet, analizat, shkenca vetë, gjithillogjia shkëlqente e lumtur.
Zonja e bishtit mitik e simbolik sikur u rrudh në vetvete. Po e hante nga brenda fakti që bishti i ri e bëri menjëherë karrierën për të cilën ajo ishte sakrifikuar aq shumë zyrave.
Ah more bisht! Sa i fortë paske qenë!
Pasi u mendua mirë e mirë bishtzonja e kuptoi sekretin e suksesit të të riut-
Ishte bisht burri! Koka që mbante flokët e lidhura bisht ishte e një burri!
Një burri gjithollog, VIP, i cili për të ruajtur karrierën e tij vezulluese nuk lodhej së foluri për gjithçka.
Ah, vetëm për rivalen e tij tashmë të humbur, jo.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,226 hits

June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List