Poezi nga Petrit Sulaj
Libri i parë i poetit
Këtë mëngjes
nuk e pi kafen vetëm poeti,
i bën shoqëri libri i tij i parë
sapo dalë nga shtypi.
I përkëdhel poezitë me radhë,
me vështrim e me dorë;
vargjet e fjalët, të gjitha
i puth me sy.
Dikur poeti
dallon ndryshimin e madh
të këtij mëngjesi veç me librin e tij,
me mëngjezet e tjerë
e për herë të parë e gjen veten
prind e fëmijë.
Magjia e këtyre çasteve
jeton e feston qënies tij,
përtej çfarë përjetojnë të gjithë;
bari ka marrë pamje feste,
qyteti u bë park lojra fëmijësh
e mendja e shpirti i tij
qiell plot me yje.
Vendos poeti, fare pa vendosur,
të nisë librin tjetër.
Nga libri: "INDIFERENTË SI DIELLI"
Leave a Reply