Poezi nga Alisa Velaj

Poezi nga Alisa Velaj 


Po ti, e kupton se vetmitë janë shpirtgjëra?


Po ti, e kupton si ndërtohet një vetmi?
Ja kështu pak nga pak si kështjellat prej rëre
që ndërtonim buzë detit kur ishim fëmijë.
Vinte një dallgë e madhe ashtu krejt papritur
dhe ne kështjellarët mbeteshim pa asgjë…

Kështu e ndërton dhe ti vetminë tënde,
në brigje ku fryjnë erëra të marra.
E mbetesh aty vetëm….
Vetëm me vetminë!

Sa herë shëtis atyre brigjeve,
më parë se ty, takoj vetminë tënde.
I them se ti je më i bukuri, më kumbuesi.
Xheloze për ty, ajo ikën e më lë vetëm.

Po ti, e kupton se vetmitë janë shpirtgjëra,
të mbajnë në gjinjtë e tyre epshndjellës
dhe s’të lëshojnë?


Ka ngado dete

Ngado ka dete
Ka dhe burra si ty
që kundrojnë brigje
e gēlltisin kaltērsira.

Tej e ndanë ka ujëra
Ka dhe gra si unë
qê ecin bri pafundësive
për të bymyer Shpirtin!


Hieroglife malli

Kam nisur të t'i lexoj heshtjet
me kërshërinë e soditjes së një pylli
kur zgjohet mëngjeseve të prillta.

S'ka fjalë më të bukura je ujërat.
S'ka lumë më të heshtur se fjalët.
As gjêra më të befta se habi e një burri.

Qiell hieroglifesh mes teje e harresës.
Nepër degë këndon arie malli i udhëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,709 hits

June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List