Thomas Hardy
Kalendari poetik: Thomas Hardy (1840-1928)
Nga poetët e lindur më 2 qershor, gjykova t’ju paraqes shkrimtarin dhe poetin britanik Thomas Hardy, i cili u bë i njohur me romanet e tij nën ndikimin e realizmit, por ende me gjurmë romantike. Është përkthyer edhe në shqip një roman (kryevepra e tij") mjaft i bukur me titull “Tesi i D'Erbervilëve”.
Ja një poezi prej tij:
PËRSIATJE NË MESNATË
Qenie njerëzore, ju ma mahnitni shpirtin
Në orën kur hijet më rrethojnë! -
Jo me shkëlqimet tuaja vezulluese
Ju më futni në trazim të padurueshëm,
Jo si fillestarë
Në hollësi djallëzore,
Jo me shpirtngushtësinë që ju përshkon,
Jo me mësimet e liga që jepni,
Jo me predikimet e rreme që përhapni,
Jo me banalitetet
Dhe imoralitetin,
Jo me pamaturinë,
Jo me sjelljen e ligë dhe fatale;
Por me çmendurinë tuaj
E cila vesh dhe fsheh ligësinë e kthjellët,
Duke vepruar si kukulla
Të nënshtruar ndaj sundimit të Kohës,
Ndaj goditjeve të Fatit të mbrapshtë;
Në bestytni
Dhe ambicie
Të errët ndaj mençurisë;
Verbëri, o sistem,
Udhëhequr nga marrëzia e plotë
Dhe nga mungesa e arsyes
Drejt humnerës së Absurdit
Dhe drejt tradhtisë së tmerrshme ndaj vetes...
Zoti ktheftë shikimin e Tij mbi ju,
Dhe pastë mëshirë për shpirtrat tuaj!

© shqipëroi Maksim Rakipaj
Leave a Reply