Mim Marjanaku
Tema: Magjia e teatrit
(Në fokus aktorja dhe poetja Mim Marjanaku)
Teatri, përtej argëtimit dhe "thyerjes" në mijëra copa të përditësisë tonë, të halleve, problematikave, karaktereve dhe lidhjeve që mbajmë çuditërisht që nga fillesa biblike, na edukon, pra "zbut kryeneçësinë" tonë shqiptare.
Nuk dua të them se nga vjen dhe ç'kuptim ka fjala teatër, por absurdi i njeriut të paralindur shumë para qytetërimeve të hershme, është një pasqyrë e tragjedive eskiliane. Më pastaj, të dramave të Sofokliut dhe të fabulave të Ezopit e të La Fontenit e deri tek dilema Hamelitane " to be or not to be", madje kryedilema që absurdi i Samuel Beketit, mbartet si kryqi i Jezuit nëpër Golgotë. Por, absurdi njerëzor vazhdon. Teatri argëton, dhe aktorët luajnë aktin e fundit të "vdekjes" së njeriut, ku përmes katarsisit ose çlirohemi nga mëkati ( kastrimi ynë nga toksinat e moralit të shoqërive globaliste) ose mbajmë maskat tona anti/njerëzore.
Por tashmë rolet kanë ndryshuar. Duke, mos iu qasur më shumë këtij nocioni ndoshta fabulesk, kur në Shqipëri teatri si ndërtesë mungon ( por ne teatrojmë vetë jemi aktorë), kohët e fundit, njerëzit teatërdashës, regjizorë dhe aktorë, që nga inciativa e regjizorit Bajram Torba me trupën amatore " Rikthimi, dhe teatri " Zonja e bujtinës" në gjurmët e Naum Shundit, del përpara ardashësve të teatrit, ku drama dhe
komedia e shoqërisë, ku jemi ne/ju/ata, e gjithë gjenerata e shprishur e njeriut modern.
Një aktore e teatrit të Durrësit Mim Marjanaku, ( fatkeqësish vonë e kam njohur), po një zonjë plot sharm dhe talent që zotëron skenën dhe na bën të qeshim dhe të qajmë duke i çjerrë maskën, maskëmbajtësve hipokritëve që jo vetëm na drejtojnë teatrin, por dhe vetë institucionet tona si shtojca të push(t)etit. Por, ajo guxon dhe "tallet" me Eskilin. Ajo guxon dhe "shkelmon" Shekspirin. Ajo guxon dhe "pështyn" mbi absurdin e Joneskut.
Unë e dashuroj teatrin. Unë e dua Mimin dhe i uroj veç urime në "gdhendjen e karaktereve" të shprishura nga babëzia materiale e njeriut digjital.

©Copyright EMI KROSI
Leave a Reply