Xhelal Tosku (Shqipëri)
Poetë të antologjisë poetike, "Takohemi në Jug"
Poets of the Poetry Anthology “Let’s Meet in the South”, 3rd Edition (Albania)
Xhelal Tosku u lind në qytetin e Rrogozhinës më 14 maj 1957. Pasi mbaroi gjimnazin në qytetin e lindjes, ndoqi studimet në Fakultetin e Veterinarisë pranë UB në Tiranë dhe më pas Fakultetin e Filologjisë për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Është specializuar si bibliotekar pranë BK, Tiranë.
Ka botuar këta libra: Në stacionin e parë, Mos harro të vish, Trishtim i verbër, Qiparis në rrugë, Asgjë më pastaj, Tani për tani, Thjesht fare, Katundi është sy. Banon në qytetin e Rrogozhinës.
Poezi të tij janë botuar në antologji në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja. Pjesëmarrës në shumë takime poetike në Shqipëri dhe në vende të tjera. Poezia e tij është vlerësuar nga
kritika letrare. Për larminë e motiveve që rrok poezia e tij dhe stilin autentik, është cilësuar si “poeti rebel”.
***
dimёr verё tё gjithё lumenjtё rrjedhin
rrjedh edhe lumi im Shkumbin
nuk ёshtё se shkojnё kundёr rrjedhёs
vetёm njerёzit
kundёr rrjedhёs shkojnё edhe peshqit
sipas Shekspirit peshkun qё ha krimbin e
ha mbreti
po nё fund fare krimbi ha mbretin
vetёm peshkun e ngordhur qё shkon pas
rrjedhёs nuk e ha askush
kёtё e di çdo peshkatar i lumit tim
***
Çdo mёngjes shkoj te kutia postare
gjysmёn e planetit do falja
vetёm pёr njё letёr dashurie
Çdo mёngjes edhe ajo te kutia postare
shkon
gjysmёn tjetёr tё planetit
edhe ajo do e falte
vetёm pёr njё letёr dashurie
s’ka mё njerёz qё dashurojnё
***
gjemb pse ti nё trёndafil
pёrse tё duhet gjak i dashurisё
thuaje
***
gjithë jetën nën dëborë
po edhe pa dëborën
mali nuk është mal
shko dallëndyshe e vogël shko
***
në mes të dëborës së bardhë
mëllenjë e zezë
e si të mos e përkëdhelësh
tejpërtej bota rrethuar me dimër
***
vetëm një natë është përrallore
të gjitha netët e tjera janë njësoj:
kjo është e vërtetë si ky gur
që tani po rri në vetminë time
të nesërmen në mëngjes ajo iku.

Antologji e takimit “Takohemi në Jug”, (Edicioni III), Sarandë, Albania
Leave a Reply