Traian Stef (Rumani)

Poetë të antologjisë poetike, "Takohemi në Jug"
Poets of the Poetry Anthology “Let’s Meet in the South”, 3rd Edition (Albania)


GRUAJA PËR TË CILËN FOLA

Gruaja për të cilën të fola
Është ajo
Mund t’i bëj një portret të thjeshtë
Me flokë të kuq gjethesh të lëvizshme
Në erë
Qafa e saj e gjatë mbulohet me zinxhirë
Një zemër
Me duart e Afërditës së bardhë
Me gishta të rënduar me unaza prej rubini
Gjithmonë të hani mollë të kuqe
Si ato në gjoksin e saj të bukur
Vetëm ajo pjesë është e dukshme
Një moment
Kofshët e saj dhe kaviljet
Mund t’i përshkruaja
Pasi të zhvishej para meje
Pastaj hidhmëni në rrugë
Poshtë ballkonit
T’i përgjërohem hijëshisë së saj me forcë
Çdo gjë mund të ndodhë.


ZEMRA E RE E ODISEUT

Do deshte të ngadalësonte pak zemrën e tij
Ashtu si anija që i afrohet bregut
Do deshte të falënderonte për të gjitha dhuratat
Që nuk i priste në brigjet e reja
Kjo është rrahja e re e zemrës sime
Kjo është gruaja që shpështjell
Trupin tim në rast rreziku
Nga e shkuara ime si rrjetë lepuri e zhubrosur
Kjo është gruaja për të cilën
Burri i parë u largua nga Parajsa
Kjo është frymëmarrja e parë e mushkërive të mia
Kjo është aq lëkurë prej kau sa Kartagjena
E cila përkujdeset për plagët e mia
Kjo është toka për plugim

Kjo është rëra e ngrohtë e Itakës
Ky është zjarri që djeg
Ky është hekuri i shkrirë në supin tim të majtë
Kjo është gruaja që di
Ashtu si përjetësia që kthehet në dhomën e saj të freskët

Ashtu si njeriu i parë që u largua nga Parajsa
Të përsëritë përqafimet
Ajo heshtje memece
Vdekja ngeli pak mbrapa
Dhe gjethnajat çelin në dimrin e ngrohtë.


NËSE FLAS DO TË THOTË
SE S’JAM VETËM


Ajo ana ime e së dielës
Mediton në një oborr të brendshëm
Demoni qëndron në dërrasat e tavolinës
Me jelekun shkopsitur
Kështu më me vështirësi rrëshqet mbrëmja
Cili është qëllimi yt në këtë botë?
E pyes
Qëndroj në tavolinë bashkë me ty
Më thotë
Dhe të ndihmoj të durosh më lehtë
Çajin e qetë dhe të ëmbël
Dhe i shënoj të gjitha këto
Menjëherë
Pa asnjë trazim kujtese
Që të dijë
Sa hakmarrëse është ajo.

Përktheu: Vangjel Zafirati



Antologji e takimit “Takohemi në Jug”, (Edicioni III), Sarandë, Albania

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,310 hits

June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List