Poezi nga Rakela Yzeiri
Fund!
Më vrave vëllanë.
Më vdiqe nënën, më more babanë.
Më degdise larg, pa Atdhe, pa vatan.
Me shqipen në gji, me fjalën mall.
Bijtë e vatanit me gjysëm trup,
Me besë të vrarë.
Shamizeza nënat, me qumështin dhallë.
Fëmijë të uritur, rrugëve, pa shtretër,
Lëngojne e sillen vërdallë.
Kulturë kurvë, pa nder, pa moral.
Gjakpirës të pangopur, kriminelë
Fundi i pret bijtë tuaj kudo që janë.
Çohu Shqipe, fluturo e lirë ,
Shpalosi krahët e lodhur në fluturim.
Ajrin e kanë hallall, bijtë Shqiptarë!
Një Qershori!
Fëmijë të rritur në shtrëngata shiu.
Me çadrën e baballarëve mbrojtur ,
Ju mungojnë tullumbacet ,varset prej bronxi.
Sot Shqipëria zjen në flakë zjarri,
Që ju të rriteni të moçëm,
Përallat janë ndërtuar me kukulla,
Të paktën me ato të lozni.
Të takova ty që doje banane,
Zgjasje dorën në banak,
Nëna ta ndahu përgjysëm.
Derdha lotë e të gjitha ti dhashë.
Per ju që pak gjëra keni, shkruaj këtë ditë,
Keni një thesar të çmuar, jetën, dashurinë!
Lotë!
Vrasin Shqiptarët, po i grabisin në pabesi.
Sot më rrëmbyen mua, nesër ty.
Hesht uniforma e policisë, tërheqin zvarrë,
Me dhunë barbare shqiptari vret vëllanë.
O të uruar, ejj nënat janë në zi.
Hidhini paret bëhuni ushtri.
Përmbysni shtrigën, që s'njeh Atdhe.
Partinë e punës, që zjarrë po ju vë.
Zemërimi i maleve; do ju bjerë në shpinë,
Zoti për të drejtët, do vendosë lirinë.
Zhdukuni o gjakpirësa, o kriminelë,
Pse nuk vrisni veten, kur s'doni Atdhenë.
Lotët i rrëmbyet, shpirtin ja u dhanë,
Vatrat e fëmijve kërkojnë ti mbajnë pranë.
Poshtë qeveria, pushteti i pabesë,
Zemrat e shqiptarëve, thërrasin për besë!
Malet janë më të larta !
Ditët e Atdheut tim, po vdesin.
Netët të renduara në shpirt.
Paketa e maleve ju ka prerë besën.
Malësorët e fortë mbajnë dimër stuhi.
Rënkojnë malet mbuluar me mjegull,
Po ju o pushtetarë s' jeni më të lartë,
Nëse zemërimi shkon përtej qiellit.
Sytë do t'ju verbohen, prej resë së bardhë.
Nuk thyhen shkëmbinjtë, zemrat guximtare,
Trima vdesin, për vatan Atdhe,
Toka e tyre qan me zë bjeshkesh,
Të vdisni ju, e ata të rrinë atje.
Leave a Reply